Seanca plenare e kësaj të enjte ka nisur dhe ka vazhduar me debate në Kuvendin e Shqipërisë.
Gjatë interpelancës me ministren e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manatirliu, deputetja e PD, Ina Zhupa e cilësoi atë “hajdute”.
Lidhur me mënyrën e të folurit, kryeparlamentarja bëri thirrje që opozita të mos përdorë fjalor fyes ne Kuvend.
Ky koment ka sjellë acarimin e demokratit Flamur Noka, i cili tha që fjala hajdut nuk është fyerje por gjysma e së vërtetës për mazhorancën.
Ndërkohë Spiropali pas paralajmërimeve për mospërdorimin e fjalorit fyes, ka ndërprerë seancën për 5 minuta.
Noka: Në rast se deputetja drejton gishtin për abuzime vjedhje për arsim, për shëndetësinë që është vetëm e vjedhur kjo nuk do të thotë që po thyen etikën. Etikën e ka thyer edhe vetë kryeministri. T’ju thuash juve hajdut nuk është fyerje, është gjysma e së vërtetës.
Spiropali: Mos ngatërroni telashet tuaja te brendshme me tonat. Mbylleni mikrofonin, nuk është procedurë. Do t’ju jap masën e heqjes së fjalës. Mos i qani hallin kalorësit që i varen këmbët. Do t’ju hiqet e drejta e fjalës për fyerje. Uluni në vend, nuk e keni fjalën.
Spiropali: 5 minuta pushim sa të lironi foltoren dhe vijojmë diskutimet