Kryesore

Noka-Alibeajt: S’do lejojmë askënd ta pengojë për shkak të frikës Basha-Alibeaj


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:04 - 16/04/22 |
Opi Nion

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Flamur Noka në një prononcim për mediat ka reaguar pas deklaratave të bëra sot nga kryetari i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj.

Sipas Nokës, zgjedhjet për kryetarët e degëve që po zhvillohen nga Komisioni i Rithemelimit, nuk do të ndalen.

Kjo deklaratë erdhi pasi Alibeaj e quajti procesin e zgjedhjeve në bazë “përçarës të partisë dhe i njëanshëm”.

Grupi parlamentar është një organ shumë i rëndësishëm i Partisë Demokratike. Partia Demokratike është e vendosur të respektojë dhe të garantojë të drejtat statutore të cdo organi, por mbi të gjitha është vullneti i anëtarësisë së Partisë që vendos qëndrimin politik të saj.

Me këtë rast, theksoj, se askush nuk do mundet më të organizojë procese ku 1958 karrike të lexohen si 5004 delegatë.

Askush nuk do mundet më, të zëvendësojë votën e lirë me blinda apo gaz lotsjellës.

Askush nuk mundet më të manipulojë me firma fiktive vullnetin e deputetëve dhe grupit parlamentar të PD.

Koha e përjashtimeve ka përfunduar dhe bashkë me të dhe koha kur vullneti i shumicës injorohej.

PD ka qenë dhe mbetet e hapur për të diskutuar në frymë konstruktive me çdo deputet dhe demokrat për problematikat specifike që mund të kenë konstatuar në zonat e tyre.

Për këtë arsye, jemi të gatshëm që me grupe auditi të verifikohet çdo procedurë zgjedhore, nëse është zhvilluar conform statutit të PD miratuar në Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetor 2021 dhe udhëzimeve përkatëse.

Por në asnjë rast, dhe në asnjë rrethanë, procesi I nisur prej muajsh nga Kuvendi i 11 Dhjetorit dhe i rikonfimuar bindshëm nga vota e demokratëve në zgjedhjet e 6 marsit, nuk do të ndalojë!

Mirëpresim të gjithë ata që janë bërë apo kërkojnë të bëhen pjesë e këtij procesi, por nuk do të lejojmë askënd që ta pengojë atë për shkak të frikës që Basha- Alibeaj kanë nga përballja me vullnetin e demokratëve.

Bashkimi vjen përmes votës së lirë.

Deri më sot ajo ka qenë e vonuara e madhe. Nuk kemi më kohë për të humbur! Kush dëshiron të lidhë fatin e tij me veglat e Edi Ramës është i lirë ta bëjë, por koha e pengmarrjes së opozitës ka marrë fund!

Të gjithë ne deputetë apo anëtarë të thjeshtë jemi të detyruar të pranojmë vendimet e kuvendit Kombëtar të 11 Dhjetorit që detyroi process zgjedhor dhe Kuvendin e rradhës.

Kuvendi është Forumi më i lartë vendimmarrës në Partinë Demokratike. Askush nuk ka tagër të diskutojë e aq më pak të anullojë vendimet e tij, pasi kështu do të vijonte praktika e shëmtuar ku mendimi I anëtarësisë nuk përfillej.

Të gjithë të bashkohemi në Kuvendin Kombëtar të 30 Prillit. Le të flasim hapur dhe ndershëm, le të paraqesim cdo platformë dhe të votojmë cdo propozim të hedhur.

Në fund të respektojmë votën dhe vendimet e Kuvendit Kombëtar”-ka thënë Noka në deklaratën e tij.

Pas