Këngëtarja shqiptare Enca Haxhia do të jetë në menaxhimin e ‘Universal Music Group’ një nga kompanitë muzikore më të rëndësishëm në botë. Në të janë pjesë edhe emra të shumtë të muzikës botërore yje te tillë si Adele, Kanye West, Lady Gaga etj.
Por përveç vetë Encës këtë lajm e ka ndarë me publikun edhe reperi Noizy, i cili e quan një vlerësim mjaft të madh për grupin “OTR” ku Enca është pjesë prej disa kohësh.
“Sapo e firmosur nga Universal Music ndihem teper krenar per arritjen tone si grup, mos harroni Ky eshte vetem Fillimi Ka dhe plot supriza tjera, me Pune dhe sakrifice arriet gjithcka,”-ka shkruar Noizy./ opinion.al.