Janë të paktën 40 artistë të rrymës HIP – HOP & RAP që performojnë sot në koncertin ‘Alpha Shoë’, organizuar nga Noizy në sheshin “Nënë Tereza”. Vetëm pak minuta para nisjes së tij, vetë këngëtari përmes një publikimi në instgram është shprehur nervoz, ndërsa shkruan: “Jam shumë nervoz, ju dua”.
Flitet se performanca e tij do të jetë rezervuar në mbyllje, ndërsa pritet t’i bashkohet edhe këngëtari tjetër i njohur, Stresi.
Ky i fundit gjithashtu përmes një publikimi në rrjetet sociale është shprehur: “Torta e koncertit dhe qershia mbi tortë’ do të vulosin mbrëmjen”.
Mes asrtistëve që do të jenë të pranishëm mbrëmjen e sotme, përmendim Loredana, Ylli Limani, Dhurata Dora, Kida, Ledri Vula, Xhensila Myrtezai, MC Kresha, Gue, Ghali, Sfera Basta, Krept & Konan, Raf Camora, Varrosi, Elai, Dj Gimi-O etj./Opinion.al