Noizy paraqitet në publik si djali i keq i cili nuk funksionon me ndjenja. Por pavarëisht kësaj ne e kemi parë reperin të zbutet pranë vajzës së tij dhe mbesës, ku shpesh i dedikon fjalë emocionuese. Mirëpo ka dhe të tjera gjëra që e zbusin këngëtarin. Bëhet fjalë për makinat e tij, të cilat ai e ka dëshmuar që i ka dobësi. Kësaj here ai na ka prezantuar me makinën e tij të re që i është bashkuar koleksionit, dhe e quan “sy bukura”.
Bëhet fjalë për makinën më të re në koleksionin e tij, Ferrarin e quajtur December. “Sy bukura!”-ka shkruar Noizy në përshkrimin e fotos së postuar në Instagram, ku shihet duke dalë nga makina e tij super luksoze.