Aktualitet

Noizy me të rinjtë në krah të Veliajt: Faleminderit që suportoni mikun tim


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:23 - 11/04/21 |
Opi Nion

Reperi Noziy është shfaqur këtë të dielë pranë drejtuesit politik të qarkut të Tiranës për PS, Erion Veliaj. Në një takim të mbajtur në Golem me të rinjtë e Kavajës, Noizy i ka falenderuar ata për mbështetjen që i japin Erionit, të cilin ai e cilësoi shokun dhe mikun tij.

“Faleminderit Zotit dhe faleminderit zotit Kryeministër që na solli këto vaksina. Ky është një hap përpara për shëndetin tonë dhe Shqipërinë, që e duam shumë. Ne jemi një shtet që po ndërtohemi përditë dhe rinia është një nga gjërat kryesore që duhet të ecim dhe siç e tha lali Eri, duhet të punojmë fort dhe të ecim në jetët tona. Ato që keni bërë për Shqipërinë këto 8 vjet kanë qenë vërtet diçka për t’u admiruar. Është koha për të ecur përpara. Faleminderit që suportoni mikun tim, shokun tim, Erionin”, tha Noziy./Opinion.al

 

Pas