Reperi Seven Saraqi duket se nuk i ka mirë punët me Noizy-n. Problemi qëndron tek një bashkëpunim mes tyre me titull “Si me kon zezake”, publikuar me 29 korrik 2015. Sipas Seven, Noizy ka kërkuar që të hiqet nga “Youtubi” kënga, e cila numëron rreth 5.8 milionë klikime. Reperi sqaron se ishte vetë këngëtari i “Toto” që kishte shprehur dëshirën për të qënë pjesë e këngës, pasi e dinte se do të kishte shumë sukses.
“Noizy kërkon të tërheqë këngën “Si me kon zezake” para 4 viteve. Nuk mund t’i bëj tagg se më ka bërë block. Këngën, shumë mirë e dimë që vetë ke dasht të hysh kur e kemi punuar me Dj A-Boom-in. E ke dit’ që është hit dhe për ktë arsye hyrë në këngë si mysafir. Dua thjesht të di pse je kaq i mërzitur? Është ende dashuri, kjo është thjesht muzikë, mos hyr në ndjenjat e tua kiki.”- shkruan Seven, në postimin në “Instagram” që e fshiu minuta më pas.
Ndërkohë që Noizy, ende nuk ka reaguar në lidhje me situatën.