Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

I tmerrshmi me nofkën “faqedjeguri”: Asgjë s’bëhej në Vlorë pa lejen e tij

2018/11/07 at 1:24 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
I tmerrshmi me nofkën “faqedjeguri”: Asgjë s’bëhej në Vlorë pa lejen e tij

Ishte tmerrësisht i kujdesshëm, nuk ekspozohej dhe gjithmonë mbante njerëz të armatosur me vete. Edison Harizaj njihet me nofkat “Il Padrino”, “Edison Faqedjeguri” dhe “Edisoni i shtatë pallateve”. 39 vjeçari nga Vlora u vra mbrëmë në atentat në Durrës. 


I dënuar për vrasje

39-vjeçari Edison Harizaj ka qenë i skeduar si i përfshirë në disa ngjarje kriminale në vend. Ai ka qenë krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe ka qenë i dënuar me 10 vite burg për vrasje. Dënim që e kishte përfunduar në vitin 2010.

Nga burgu i Fushë-Krujës në atë kohë doli duke paguar lekë. Harizaj u arrestua më 7 mars 2000, pasi akuzohej dhe më pas u provua se në bashkëpunim me Skedrijald Pashajn kishin vrarë me armë zjarri më 22 Korrik 1999, Erion Ahmetin si dhe kishin plagosur rëndë shtetasit F. D dhe N. R.

Nofkat “Edison Faqedjeguri” dhe “Edisoni i shtatë pallateve”

Në Vlorë, Edison Haziraj njihej me emrin “Il Padrino”, “Edisoni i shtatë pallateve” apo “Edison Faqedjeguri” pasi në moshë të vogël kishte pësuar një djegie në faqe dhe asgjë nuk bëhej pa miratimin e tij. Njihej me nofkën “Edisoni i shtatë pallateve” pasi rrinte tek zona e njohur si “Shtatë pallatet” në Vlorë, aty ku kishte dhe biznesin e tij.

Ka dyshime se ka qenë i përfshirë dhe në zhdukjen e Albano Xhaferrit në Vlorë. Ngjarje ku po fokusohen edhe pistat e hetimit të policisë. Edison Harizaj është hetuar edhe për vrasjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomi në Vlorë, por nuk u gjetën prova.

Si ndodhi vrasja

Harizaj mendohej se ishte duke udhëtuar nga Tirana drejt Vlorës me një mjet Audi dhe në shoqërinë e 33-vjeçarit të plagosur rëndë. Automjeti është qëlluar me breshëri kallashnikovi pasi mjetit të tyre i është prerë rruga nga një tjetër mjet. Harizaj ka ngadalësuar dhe ka tentuar të shmanget, por është gjendur para breshërisë së armës. Policia gjeti 15 gëzhoja në vendin e ngjarjes. Rruga ku u ngrit prita nuk ka ndriçim, ndërsa më pas u larguan në sens të kundërt të autostradës. Autorët pas atentatit kanë shkuar në zonën e Shën Vlashit të Durrësit dhe kanë djegur makinën me të cilën kryen vrasjen, e cila ishte e vjedhur. Më pas, u larguan me një tjetër makinë për të humbur gjurmët.

Burimi: Gazeta Shqiptare (gsh.al)

Etiketa: atentatEdison Harizaj


Ju sugjerojmë

Rama publikon pamjet nga aksioni për lirimin e hapësirave publike: Ecim…
Aktualitet

Rama publikon pamjet nga aksioni për lirimin e hapësirave publike: Ecim…

13 Shtator, 2025 1:45 pm
Vijon aksioni i IKMT në Valbonë, 16 objekte do të prishen nga vetë pronarët
Aktualitet

Vijon aksioni i IKMT në Valbonë, 16 objekte do të prishen nga vetë pronarët

13 Shtator, 2025 11:33 am
Zjarr në garazhdin e një pallati te “Komuna e Parisit”, nis evakuimi i banorëve
Kronikë

Merr flakë gjatë natës një banesë në Shkodër, shkak është bërë…

13 Shtator, 2025 10:43 am
Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
Kronikë

Aksident me vdekje në Fier

13 Shtator, 2025 8:51 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Kthjellime dhe alternime vranësirash, si parashikohet moti këtë të shtunë

13 Shtator, 2025 8:48 am
Horoskopi për ditën e sotme, 10 korrik 2025
Kryesore

Horoskopi, 13 shtator 2025

13 Shtator, 2025 8:04 am
Doli nga “rreshti”  gjatë votimit për Peleshin, Berisha reagon për veprimin e Shehut
Kryesore

Doli nga “rreshti” gjatë votimit për Peleshin, Berisha reagon për veprimin e Shehut

12 Shtator, 2025 7:17 pm
Niko Peleshi, kreu i ri i Kuvendit të Shqipërisë
Kryesore

Niko Peleshi, kreu i ri i Kuvendit të Shqipërisë

12 Shtator, 2025 6:55 pm
Votimi për kryetarin e Kuvendit, PD mbush kutinë me pankarta
Kryesore

Votimi për kryetarin e Kuvendit, PD mbush kutinë me pankarta

12 Shtator, 2025 5:48 pm
Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura
Aktualitet

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

12 Shtator, 2025 5:08 pm
Para
Atentati në Durrës/Berisha:Viktima bos droge,mik i Olsi Ramës e Gon Xhafës

Atentati në Durrës/Berisha:Viktima bos droge,mik i Olsi Ramës e Gon Xhafës

“A puthet plakushi 50-vjeç për para” ja si përgjigjet këngëtarja shqiptare

"A puthet plakushi 50-vjeç për para" ja si përgjigjet këngëtarja shqiptare

82-vjeçarja tregon si e përgatitet trupin për seks me 39-vjeçarin

82-vjeçarja tregon si e përgatitet trupin për seks me 39-vjeçarin
















TE FUNDIT

Rama publikon pamjet nga aksioni për lirimin e hapësirave publike: Ecim…

Rama publikon pamjet nga aksioni për lirimin e hapësirave publike: Ecim…
13 Shtator, 2025

Vijon aksioni për lirimin e hapësirave të zaptuara publike në rang vendi. Kryeministri Edi Rama ka ndarë videon e radhës...

Lexo më shumë

E pse qenka i ndershëm Albin Kurti?

E pse qenka i ndershëm Albin Kurti?
13 Shtator, 2025

Nga Ben Blushi Para kosovarëve shumë popuj kanë patur fatkeqësinë të drejtohen nga një njeri i papërshtatshëm. Ka qëlluar që...

Lexo më shumë

“Perandoria” 100 milionë dollarëshe që la pas Charlie Kirk

“Perandoria” 100 milionë dollarëshe që la pas Charlie Kirk
13 Shtator, 2025

Vrasja e Charlie Kirk ka tronditur thellë botën konservatore amerikane, duke e shndërruar atë në një figurë martire për mbështetësit...

Lexo më shumë

I shkeli këmbën punonjëses së policisë me makinë, arrestohet 42-vjeçari

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
13 Shtator, 2025

Një person është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi shkeli kembën e një efektiveje teksa po përpiqej t'u largohej forcave...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com