Pas lajmit që Kanadaja do të njohë Palestinën shtet në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së ka reaguar me zemërim, Izraeli.
Qeveria izraelite e ka cilësuar planin e Kanadsë si një “shpërblim për Hamasin”.
Njohja e një shteti palesitnez, për Ministrinë e Jashtme dëmton përpjekjet për një armëpushim në Gaza dhe pengon lirimin e pengjeve të mbetura.
Israel Katz, ministri i Mbrojtjes tha se ky hap i jep Hamasit kurajë dhe forcon pozicionin e tij. Ndërkohë, ministri i Jashtëm, Gideon Saar u shpreh se një shtet palestinez do të përfundonte si një “shtet i Hamasit”.
Kundër kësaj është edhe qytetarja britaniko-izraelite Emily Damari, e rrëmbyer nga Hamasi më 7 tetor 2023 dhe e mbajtur peng për 15 muaj e cila në një reagim shkroi: “Ky veprim nuk i shërben paqes, ai rrezikon të shpërblejë terrorin. Është një mesazh i rrezikshëm: dhuna sjell legjitimitet”, shkroi ajo në rrjetet sociale.
Vendimi i Kanadasë pason atë të Britanisë dhe Francës, të cilat njoftuan njohjen formale të një shteti palestinez ditë më parë.