Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka dhënë një lajmërimi të rëndësishëm për të gjithë të interesuarit që të marrin pjesë në një program shkëmbimi nga gjithë bota për zhvillimin e tyre profesional.
Njoftimi i ambasadës amerikane në Tiranë:
Programi Community Solutions, financuar nga Zyra për Arsimin dhe Kulturën e Departamentit të Shtetit, u jep mundësinë drejtueseve më të mirë dhe të dalluar të komuniteteve nga e gjithë bota, të marrin pjesë në një program shkëmbimi për zhvillimin e tyre profesional, që përfshin edhe një përvojë thelbësore njohurish në Shtetet e Bashkuara. Jeni të interesuar? Shihni kriteret që kërkohen dhe aplikoni tani: https://goo.gl/847rJu