Studiuesi Kastriot Dervishi ka postuar sot në profilin e tij në Facebook një status ku tregon emrin e një prej ish punonjësve të Sigurimit të Shtetit që ka marrë pjesë në qindra dënime për motive politike gjatë diktaturës.
“Teksa po përpiloja një statistikë rreth protagonistëve të krimit komunist në Shqipëri, më rezultoi se një person, i quajturi Anastas Koroveshi ish hetues i Sigurimit e më pas gjykatës, numëronte pjesëmarrjen në 620 procese politike, të cilat i takojnë dënimit të mbi 1 mijë personave për arsye politikë. Më rezultoi një rekord i zi, mbase në gjithë lindjen komuniste.” – shkruan Dervishi në statusin e tij. Vështirë të thuhet me siguri nëse emri i këtij personi ka qenë në listën e të dekoruarve 1 vit më parë nga Ministria e Mbrojtjes.