Gjatë ditës së dielë 30 gusht, moti në të gjithë territorin e vendit do të karakterizohet nga temperatura të larta dhe kthjellime. Në pjesën e dytë të ditës priten kalime vranësirash, por që nuk do të sjellin reshje.
Temperaturat e ajrit rriten lehtë në vlerat minimale por ulen në vlerat maksimale duke u luhatur nga 19°C deri në 38°C.
Era do të fryjë mesatare me shpejtësi deri 40 km/h nga drejtimi Jugor-Jugperëndimor duke krijuar dallgëzim 4 ballë.