Një supermarket ka hequr nga raftet e shitjes me mijëra kopje të revistës “Harper’s Bazzar’s” të muajve Janar-Shkurt 2016, pas ankesave të panumërta që ka marrë nga klientët e habitur.
Shkak u bë super modelja australiane Miranda Kerr, e cila është shfaqur në kopertinën e revistës krejt lakuriq. Ajo mban veshur vetëm një palë këpucë, ndërsa ka mbuluar me duar gjoksin.
Supermarketi më i madh në Australi, e hoqi menjëherë nga vitrinat revistën, kur pa se shumë klientë që vinin me fëmijët e tyre i shqetësonte kopertina.
Kjo është kundërshtuar nga redaktorët e revistës që thonë se kopertina është një imazh artistik që nuk duhet gjykuar negativisht.