Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Njihuni me kosovarin që u dëbua nga BE për terrorizëm dhe që jeton në Prizren

2015/12/02 at 1:06 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Njihuni me kosovarin që u dëbua nga BE për terrorizëm dhe që jeton në Prizren

Në janar të këtij viti, me nënshkrim të Ministrit të Brendshëm të Italisë u dëbua nga ky shtet 22-vjeçari nga Kosova, Resim Kastrati, për shkak të dyshimeve për terrorizëm. Më pas, ai ia kishte hyrë edhe në Gjermani por ishte dëbuar në Kosovë, më 26 nëntor, përsëri nën dyshimet se është përkrahës i aktiviteteve terroriste.


Ai tani ndodhet në Prizren dhe është i njohur për Policinë e Kosovës. Por, zyrtarët policorë thonë se ende nuk kanë pranuar ndonjë shkresë nga autoritetet gjermane se i njëjti është i dyshuar për terrorizëm
Resim Kastrati, 22 vjeçar nga Prizreni, ishte kthyer nga Italia në Kosovë në janar të këtij viti. Ai u përjashtua nga shteti, me akuzën se është ekstremist islamik dhe ka për qëllim të niset për xhihad. Kastrati, sipas autoriteteve italiane, ishte deklaruar se mbështet Ushtrinë Çlirimtare Siriane dhe kishte një emër lufte: quhej Obeidullah.

Sipas mediave, Resimi ishte dëbuar nga autoritetet italiane më 19 janar drejt Prishtinës. Kastrati, pas kësaj, me një grup kosovarësh ka provuar ta kalojë kufirin mes Serbisë dhe Hungarisë si klandestin. Resimi kishte mbërritur në shtetin gjerman, por pas një kohe, autoritetet gjermane e kanë kthyer në Kosovë.

Ministri i Brendshëm bavarez, Joachim Herrmann, pa dashur të përmendë as inicialet e këtij personi, pati thënë se ai duhet të dëbohet menjëherë.

“Megjithëse për këtë person deri më tash nuk ka ndonjë të dhënë për ndonjë vepër, por nga pikëpamjet tona na është dukur e nevojshme ta depërtojmë menjëherë”.

Policia gjermane kishte rënë në gjurmët e tij përmes faqes në Facebook dhe pasi e arrestoi, e dëboi nga shteti.

Sipas gazetës gjermane bild.de, ai kishte kontakte me imamin kontravers nga Gjermania, Pierre Vogel, i njohur për ligjëratat ekstremiste, me të cilin edhe është fotografuar.

Ndërsa, Policia e Kosovës thotë se për ta është i njohur si person, pa dhënë ndonjë informatë nëse i apostrofuari është duke u hetuar.

“Policia posedon informatën për personin në fjalë dhe e monitoron çdo person mbi dyshimet e tij apo saj që ndërlidhen me vepra për terrorizëm”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

“Policia e Kosovës zyrtarisht nuk ka pranuar ndonjë shkresë nga autoritetet gjermane se i njëjti është i dyshuar për aktivitete të tilla”.

Ndërsa sa i përket lajmit nga mediat italiane se i njëjti më 19 janar ishte kthyer në Prishtinë duke u përcjellë nga autoritetet italiane, Policia nuk ka thënë diçka konkrete. Ata kanë shtuar se nuk marrë ndonjë informatë shtesë as nga autoritetet gjermane.

Rezident në Cremona, ku sillej mes krimeve të vogla dhe një aktiviteti në të zezë prej kasapi, Resimi në të vërtetë është shoqëruar nga autoritetet italiane, më 19 janar, për në Prishtinë – thuhet në lajmin e mediave italiane. Mediat italiane, më 19 mars, kishin shkruar edhe si Resimi kishte marrë rrugën drejt Gjermanisë.

Në kufirin mes Serbisë dhe Hungarisë, ai ishte ndaluar nga policia për dyzetetetë orë dhe për habinë e tij, Resimin e kanë lënë të kalojë pa u marrë në pyetje apo kontrolluar meqë dëbimet kanë vlerë vetëm në territor kombëtar, kishin shkruar mediat italiane.

Edhe pse në kushte klandestiniteti, në zonën Schengen, Resimi ishte lënë i lirë dhe të paraqiste kërkesën për azil.

Resimi e kishte konfirmuar se e mbështet Ushtrinë Çlirimtare Siriane dhe se i ishte gëzuar masakrës në Paris në gazetën Charlie Hebdo.

Mediat e kishin cituar Katratin, duke thënë se ai kishte përjetuar luftën e Kosovës dhe se nuk do të futej më në aventura luftarake. Nga Baden Wurttemberg, Kastrati kishte thënë se nëse do ta fitonte azilin do të kthehej në Cremona për t’a martuar të fejuarën e vet italiane.

“Mendoj se autoritetet e dinë ku gjendem, por më është dukur gjithçka shumë e çuditshme – përfundon Resimi – policia hungareze nuk më ka kërkuar absolutisht asgjë” kishte thënë ai.

Tani, ky 22 vjeçar nga Prizreni, që në rrjetet sociale kishte festuar sulmin terrorist mbi revistën franceze ‘’Charlie Hebdo’’, ku edhe deklaronte se dëshironte të sakrifikohej për “nder të profetit”, ndodhet në Kosovë.

Para pak ditësh, kur ishte kthyer në Kosovë mediat gjermane, duke mos e dhënë emrin e tij, kishin shkruar se një person i rrezikshëm është kthyer në Kosovë./GazetaExpress/

 



Ju sugjerojmë

Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
Kronikë

Emri/ Goditet me thikë në pjesën e kokës 26-vjeçari në Vlorë

8 Dhjetor, 2025 10:20 am
Vajza e Trump ndan tre librat që po lexon për Shqipërinë, njëri prej tyre i Kadaresë
Life Style

Vajza e Trump ndan tre librat që po lexon për Shqipërinë, njëri prej tyre i Kadaresë

8 Dhjetor, 2025 10:01 am
Trump akuzon Zelenskyyn: Ti dhe Joe Biden keni lejuar fillimin e luftës në Ukrainë
Bota

Trump: Zelensky nuk është gati të pranojë marrëveshjen e paqes të hartuar nga SHBA

8 Dhjetor, 2025 9:42 am
Marrëveshja për armëpushimit në Gaza, Begaj: Mbështesim paqen e qëndrueshme
Aktualitet

8 dhjetori, Begaj: Lëvizja studentore i hapi rrugën Shqipërisë evropiane

8 Dhjetor, 2025 9:26 am
8 Dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë
Aktualitet

8 Dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë

8 Dhjetor, 2025 8:41 am
Parashikimi i motit për këtë javë
Kryesore

Parashikimi i motit, 8 dhjetor 2025

8 Dhjetor, 2025 8:40 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi për ditën e sotme, 8 dhjetor 2025

8 Dhjetor, 2025 8:39 am
Ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit, bllokohen disa rrugë në kryeqytet
Aktualitet

Ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit, bllokohen disa rrugë në kryeqytet

7 Dhjetor, 2025 4:39 pm
Vrasja e 15-vjeçarit, bashkëmoshatarët protestë paqësore në Bulqizë
Kronikë

Vrasja e 15-vjeçarit, bashkëmoshatarët protestë paqësore në Bulqizë

7 Dhjetor, 2025 4:20 pm
Auto-Skicë
Kryesore

Një ministre, një pezullim dhe anatomia e një prove demokratike

7 Dhjetor, 2025 12:22 pm
Para
I arrestuari për terrorizëm në Kosovë dërgon mesazh nga Facebook-u

I arrestuari për terrorizëm në Kosovë dërgon mesazh nga Facebook-u

Historia/ Cifti mbipeshë hyn në trajtim, rrezikojnë të mos bëjnë fëmijë

Historia/ Cifti mbipeshë hyn në trajtim, rrezikojnë të mos bëjnë fëmijë

Ky skrab me kakao është fantastik për celulitin

Ky skrab me kakao është fantastik për celulitin

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Emri/ Goditet me thikë në pjesën e kokës 26-vjeçari në Vlorë

Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
8 Dhjetor, 2025

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Vlorë, ku një 26-vjeçar është goditur me thikë në pjesën e kokës. I...

Lexo më shumë

Vajza e Trump ndan tre librat që po lexon për Shqipërinë, njëri prej tyre i Kadaresë

Vajza e Trump ndan tre librat që po lexon për Shqipërinë, njëri prej tyre i Kadaresë
8 Dhjetor, 2025

Vajza e Donald Trump, Ivanka Trump ka bërë në rrjete sociale tre libra që po lexon që kanë të bëjnë për Shqipërinë dhe...

Lexo më shumë

Trump: Zelensky nuk është gati të pranojë marrëveshjen e paqes të hartuar nga SHBA

Trump akuzon Zelenskyyn: Ti dhe Joe Biden keni lejuar fillimin e luftës në Ukrainë
8 Dhjetor, 2025

Donald Trump ka thënë se Volodymyr Zelensky “nuk është gati” të nënshkruajë një propozim paqeje të hartuar nga SHBA-të që...

Lexo më shumë

8 dhjetori, Begaj: Lëvizja studentore i hapi rrugën Shqipërisë evropiane

Marrëveshja për armëpushimit në Gaza, Begaj: Mbështesim paqen e qëndrueshme
8 Dhjetor, 2025

Në 35-vjetorin e lëvizjes studentore të Dhjetorit ’90, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka kujtuar sakrificën dhe guximin e të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com