Te Fundit

Njihuni me Komisariatin e Policisë, ku ia mbathin të gjithë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:33 - 03/11/15 |
b.f

Komisiariati nr. 3 në Tiranë, një godinë dy katëshe në rrugën Mine Peza në Tiranë, mund të konsiderohet si stacioni policor me rekordin e pezullimeve të policëve nga detyra. Të gjithë të shkarkuar apo ndaluar për të vetmin faj se nuk janë të zotë të ruajnë të ndaluarit brenda dhomave të sigurisë. Janë plotë 8 policë deri më tani që i kanë kaluar Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, dy prej të cilëve u ndaluan mbrëmjen e sotme pasi u iku një i ndaluar ndërsa bënte nevojat në tualet. Por Bledar Zefi nuk është i arratisuri i parë nga Komisariati nr. 3 në Tiranë. Po nga këtu u arratis edhe këngëtari Stresi, i cili u hodh nga kati i dytë i ndërtesës, më 1 shkurt 2015. Ndërkohë që ky stacion policor është kthyer në mallkim për policët që kryejnë shërbimin këtu, që tani e tutje duhet të bëjnë sytë katër, për të mos patur edhe ata fatin e kolegëve të tyre.

 

kom 3

bledar zefi 2bledar zefi 2

 

 

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas