Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Njihuni me gruan tjetër të Donald Trumpit

2017/04/29 at 8:15 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Njihuni me gruan tjetër të Donald Trumpit

The New York Times e ka quajtur “yll në rritje” e Shtëpisë së Bardhë. Dhe Donald Trump po i jep role gjithnjë e më të rëndësishme. E megjithatë, siç thonë të mirëinformuarit, Dina Habib Powellit nuk i ka hipur vetja në qejf. Gjithmonë e qeshur, ish-ja e Goldman Sachs, sikur të dojë të izolojë vazhdimisht veten nga stresi. Buzëqesh edhe përballë sulmeve të Steve Bannon, i cili e ka kritikuar për qëndrimet e saj të moderuara, apo “demokratike”, siç i ka quajtur kryestrategu i Trumpit. Powell, në fakt, po formon një lloj qeverie hije së bashku me dy të tjerë ish-ë të Goldman, Sekretarin e Thesarit Steven Mnuchin dhe Drejtorin e Këshillit Ekonomik Kombëtar, Gary Cohn.


Kur Trumpi e zgjodhi për të mbuluar rolin që dikur i përkiste John Podestas, shumë republikanë shtrembëruan fytyrën. “Një imigrante egjiptiane me nënshtetësi amerikane, këshilltare për iniciativat ekonomike? Nuk ka kuptim, duke pasur parasysh fushatën zgjedhore të Trumpit”, turfullonin mbështetësit më radikalë të Presidentit në mediat sociale. Megjithatë, ndoshta harronin se Powelli, e lindur në Kajro në vitin 1973, kishte mbuluar tashmë një detyrë prestigjoze në administratën e e George ë. Bush. Në moshën 29 vjeç, në vitin 2003, Powell ishte asistente e stafit presidencial.

Nga GOLDMAN TEK IVANKA

Bijë e një kapitene të ushtrisë egjiptiane dhe një egjiptianeje, që ka studiuar në universitetin amerikan të Kairos, në moshën katër vjeç, pa folur asnjë fjalë anglisht, u nis për në Amerikë me prindërit e saj, dejt e në Dallas, Texas. Dhe kurrë nuk do të kthehej më në Egjipt për të jetuar. Ndërsa prindërit hapën një dyqan të vogël mallrash ushqimore, ajo studioi e studioi, deri sa u diplomua në shkenca shoqërore, në Universitetin e Teksasit në Austin. Dhe, duke marrë pjesë në jetën universitare, kuptoi se një rrugë e mundshme e karrierës së saj, ishte politika.

Më pas filloi të punojë për dy senatorë republikanë nga Teksasi, Ike Harris dhe Jerry Patterson, por ishte vetëm hapi i parë. Ata që kanë punuar me të e përshkruajnë si “plot energji, e palodhur, pragmatike, pa shumë lajka e zbukurime, dhe padyshim me një marsh më shumë se të tjerët”. Powell hyri në Komitetit Kombëtar Republikan në një moshë shumë të re. Nuk është rastësi që, në formimin e administratës së Bushit, u pikas nga Clay Johnson III, rekrutuesi i Shtëpisë së Bardhë. Përvoja e saj me Bushin do të ishte vendimtare.

Powell nuk ka një formim financiar ose ekonomik, por një cilësi që pak e kanë, thonë njerëzit e afërt të saj: “Ajo mund të lexojë ngjarjet, e di se si të mbajë kontakte, di se si të menaxhojë burimet njerëzore”. Dhe në bazë të kësaj, por edhe mbështetjes nga Shtëpia e Bardhë, në vitin 2007 iu bashkua Goldman Sachs, ku në vitin 2010 do të bëhej presidente e Fondacionit Goldman Sachs. Nën drejtimin e Cohn, admiruesit të saj të madh, nis dy programe të suksesshme: 10.000 Gratë dhe 10,000 Bizneset e vogla. I pari i kushtohej përmirësimit të arsimimit të grave në botë dhe sigurimit të mbështetjes së barabartë, në iniciativat sipërmarrëse mes grave. I dyti i kushtohej financimit të sipërmarrësve të vegjël, në Shtetet e Bashkuara dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Nuk ishte, megjithatë, Cohni që e sugjeroi tek Trumpi. Ishte David McCormick, president i Bridgewater, një prej fondeve më të mëdha të investimeve në botë, që ia prezantoi Powellin Ivanka Trumpit. Ndjenja mes të dyjave ishte e tillë që, menjëherë pas zgjedhjeve filloi të punojë mbi iniciativat për përmirësimin e sipërmarrjes së grave. Dhe në mesin e periudhës së tranzicionit mes Obamës dhe Trumpit, u shfaq emri i Powellit. Trumpi nuk u mendua dy herë, as nuk kërkoi mendimin e Bannonit, dhe e emëroi pasardhëse të Podestas, shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë.

Në vetëm tre muaj Dina Habib ka arritur të bëjë më shumë. Ajo arriti të fitojë Shtëpinë e Bardhë. Pavarësisht debateve të ashpra me Bannonin, i cili e akuzon si shërbëtore të pushteteve të forta, pak për shkak të të kaluarës tek Goldman, pak sepse është në Këshillin për Marrëdhëniet me Jashtë, 43-vjeçara ka bindur Trumpin që të moderojë tonet mbi emigracionin. Jo vetëm kaq. Kur Bannoni u largua nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare, ajo mori vendin e tij.

Siç pritej, rritja e saj është duke bërë të diskutojnë republikanët më radikalë. Nuk shihet me sy të mirë qeveria-hije e moderuar dhe pragmatike që është krijuar së bashku me Jared Kushner, Mnuchin dhe Cohn. Dhe Ivankën, sigurisht. Më pak ekstremistë mbi politikat ekonomike për të adresuar reduktimin e stimulit monetar të Federal Reserve, dhe më të hapur ndaj globalizimit, të pestët janë duke shtyrë në skaje të djathtën ekstreme. Ata gjithashtu mund të krijojnë një lidhje me Janet Yellen, numri një i Fed, për të siguruar qëndrueshmërinë në afat të gjatë të kërkesës së brendshme. Gjë e cila i duhet Trumpit për të mos zhgënjyer elektoratin e tij. / Week – Bota.al



Ju sugjerojmë

Sllovenia përfshihet nga stuhia, mijëra njerëz pa energji elektrike në Lubjanë
Bota

Sllovenia përfshihet nga stuhia, mijëra njerëz pa energji elektrike në Lubjanë

21 Korrik, 2025 10:49 pm
Humbja në zgjedhje, kryeministri japonez zotohet se nuk do të ‘lëshoj’ postin
Bota

Humbja në zgjedhje, kryeministri japonez zotohet se nuk do të ‘lëshoj’ postin

21 Korrik, 2025 10:26 pm
Dorëheqjet/Mbi 160 qytetarë kanë aplikuar për vendet e reja të punës në Bashkinë e..
Politikë

Dorëheqjet/Mbi 160 qytetarë kanë aplikuar për vendet e reja të punës në Bashkinë e..

21 Korrik, 2025 10:04 pm
Ukraina arreston një zyrtar të dyshuar për spiunim për Rusinë
Bota

Ukraina arreston një zyrtar të dyshuar për spiunim për Rusinë

21 Korrik, 2025 9:35 pm
Aksident në rrugën Pogradec-Qafë Thanë, humb jetën 55-vjeçari
Aktualitet

Durrës/ Humb jetën turisti nga RMV, pësoi arrest kardiak pasi hyri në det

21 Korrik, 2025 9:08 pm
“Beautiful Destinations” promovon Shqipërinë
Aktualitet

“Beautiful Destinations” promovon Shqipërinë

21 Korrik, 2025 9:01 pm
Policia e Kosovës gjen raketahedhës në Mitrovicë të Veriut
Rajoni

Policia e Kosovës gjen raketahedhës në Mitrovicë të Veriut

21 Korrik, 2025 8:43 pm
Ballkani përballet me zjarre
Rajoni

Ballkani përballet me zjarre

21 Korrik, 2025 8:25 pm
Fiket zjarri në Belsh, në ndihmë të shuarjes së flakëve edhe vendet fqinje
Aktualitet

Fiket zjarri në Belsh, në ndihmë të shuarjes së flakëve edhe vendet fqinje

21 Korrik, 2025 8:07 pm
Kina fillon ndërtimin e një dige gjigante në Tibet
Bota

Kina fillon ndërtimin e një dige gjigante në Tibet

21 Korrik, 2025 7:50 pm
Para
“Ne me bukë, ata me gurë”/ Berisha: Rama për karrige përmbys demokracinë

Berisha reagon për zgjedhjen e Metës President: Kriza u thellua, tani revolucioni demokratik

Pija alkoolike më e lashtë e botës

Pija alkoolike më e lashtë e botës

Mbyllja e shkollave, shpërthen Fuga: Po shkojmë prapa. Turp të keni!

Zgjodhëm një president, humbëm demokracinë
















TE FUNDIT

Sllovenia përfshihet nga stuhia, mijëra njerëz pa energji elektrike në Lubjanë

Sllovenia përfshihet nga stuhia, mijëra njerëz pa energji elektrike në Lubjanë
21 Korrik, 2025

Sllovenia është përfshirë nga stuhi të forta me reshje të rrëmbyeshme shiu, erëra të forta dhe breshër. Raportet për dëmet...

Lexo më shumë

Humbja në zgjedhje, kryeministri japonez zotohet se nuk do të ‘lëshoj’ postin

Humbja në zgjedhje, kryeministri japonez zotohet se nuk do të ‘lëshoj’ postin
21 Korrik, 2025

Koalicioni qeverisës në Japoni ka humbur shumicën në Dhomën e Lartë të Parlamentit, por kryeministri Shigeru Ishiba ka bërë të...

Lexo më shumë

Dorëheqjet/Mbi 160 qytetarë kanë aplikuar për vendet e reja të punës në Bashkinë e..

Dorëheqjet/Mbi 160 qytetarë kanë aplikuar për vendet e reja të punës në Bashkinë e..
21 Korrik, 2025

Rreth 167 qytetarë kanë aplikuar për t’u bërë pjesë e administratës së bashkisë së Shkodrës deri më sot, 21 korrik,...

Lexo më shumë

Ukraina arreston një zyrtar të dyshuar për spiunim për Rusinë

Ukraina arreston një zyrtar të dyshuar për spiunim për Rusinë
21 Korrik, 2025

Shërbimet e sigurisë të Ukrainës kanë arrestuar një zyrtar nga një njësit kryesor kundër korrupsionit, nën akuza se ka spiunuar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com