Të gjithë mezi i presim pushimet, sidomos kur kemi planifikuar një udhëtim. Një kompani amerikane e quajtur SteelHouse, i dhuron punonjësve çdo vit një shumë prej 2000 dollarësh për t’i shpenzuar me pushime.
Drejtuesi i saj Mark Douglas, e ka futur këtë strategji që prej vitit 2010, duke i dhënë punonjësve mundësinë, që të paktën një herë në vit të shijojnë siç duhet pushimet, edhe ata të cilët nuk kanë mundësi financiare. Sipas CEO-s kjo strategji e përdorur i jep kompanisë më tepër produktivitet, dhe punonjësit janë më të motivuar për të bërë punën. Më tepër se sa bonus është një investim./Opinion.al