Samsung ka triumfuar edhe njëherë përballë gjigantëve të teknologjisë. Gjiganti korean fitoi çmimin “Pajisja e vitit” me telefonin inteligjent Galaxy S6 Edge. Pajisja hi-tech ka mundur iPhone 6S e Apple-it në ndarjen e çmimeve të Pocket-Lint.
Telefoni inteligjent Android fitoi dy çmime, si “Telefoni më i mirë i vitit” dhe “Pajisja më e mirë e vitit”.
Apple fitoi në kategoritë “pajisja teknologjike që vishet më e mirë e vitit”, me orën e saj Apple Watch, dhe “tableti më i mirë i vitit” me iPad mini 4.
Fituesit janë zgjedhur nga një juri e përbërë nga ekspertë të ndryshëm të teknologjisë, kompanitë teknologjike dhe publiku në përgjithësi. Ndarja e votave ishte 60% nga juria, 30% nga kompaninë teknologjike dhe 10% nga publiku.
Fituesit për vitin 2015:
Pajisja e vitit
Samsung Galaxy S6 edge
Tableti më i mire i vitit
Apple iPad mini 4
Kompjuteri më i mirë
Dell XPS 13
Telefoni më i mirë
Samsung Galaxy S6 edge
Kamera më e mirë
Leica Q
Loja më e mirë
The Witcher 3: Wild Hunt
Pajisja më e mirë për shtëpi
Amazon Fire TV me ekran 4K Ultra HD
Pajisja teknologjike më e mirë që vishet
Apple Watch
Kufjet më të mira
Bang & Olufsen BeoPlay H8
Televizori më i mirë
LG 65EF950V 4K OLED
Aksesori më i mirë për telefonat inteligjentë
Philips Hue
(d.d/BalkanWeb)
Shkruaj nje koment
Për të postuar një koment, duhet të jeni i futur.
Ke të drejte ô plak po keta jane te lodhur. Ai qe shkruan artikullin sdi à si jane ata artikuj. Jo me te bej kritike. Ne shqiperi jane akoma me nokia me llambe
Gjithe idjotat komentokan këtu. Me arsim perkates 2 kopesht e nje cerdhe :)
Nje telefon qe duhet ti vendosesh antivirus si qenka i mire?!
Ateher ky si fillim ja keni fut kot me foton se nuk asht galaxy s6 edge po asht note edge ky ne foto,e para, edhe e dyta varet te preferencat e personave. Iphoni ka sistem te mbyllun e asht i mbrojtun prej cdo virusi o nderhymje te jashtme. Galaxy te ofron ma shum mundsi me aplikacione e gjana po un gjithmone mendimi jem si dikush qe i ka pas te dy un tham se iphone 6s asht maksimumi per dike qe don nje telefon sot,mandej kush don nje paisje per lojna krejt mire mundet me marr nje playstation 4 e ka kry pune
Ti lidhje spaske qka osht telefoni. Kurr skom pas iphone gjithmon samsung edhe kur e blejta iphone 6 kur dul ma gerrditi paisjen e komunikimit krejt.
Nuk e di se si me ta than une kam pas s6 edge po per mu iPhone 6s asht ma i mir tesh 2 si e kam 1 her kam ba fikje e ndezje si me asht blluku…me samsung 1 her ne dy o tre dit…iPhone nuk ban shum gjana ban vec tl..samsungo ban doktor guzhinijer i ban tana ??