Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Njihuni me 22-vjecarin që ka udhëtuar botën: “Shqiptarët, popull përtac”

2018/08/20 at 4:18 PM
në Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Njihuni me 22-vjecarin që ka udhëtuar botën: “Shqiptarët, popull përtac”

Të rinjtë e 2018-ës janë përherë e më të demoralizuar, edhe pse jemi në kohën kur aksesi për informacione dhe mundësi është më i madh. Por, përsëri ata janë konfuz e të pasigurt për të ardhmen e tyre. Ndaj, shumë prej tyre bëhen “rob” të parazitizmit, duke u ankuar se për ta nuk ka punë. Edhe pse të gjesh punë në Shqipëri është e vështirë, më shumë se arsye, ky duket si justifikim dhe dembelizëm. Këtë gjë na e mëson Francesco Petitti, djali i ri nga Milano. Është vetëm 22 vjeç, por ka udhëtuar në të gjithë botën. Kjo sepse ktheu pasionin e tij në profesion.


Që në moshë të vogël ka adhuruar fotografinë, ndaj për të ishte shumë e rëndësishme të studionte në një prej shkollave më të famshme të filmit në Toronto Film School. Prej aty u përzgjodh nga kompania e astronautit më të famshëm kanadez, Chris Hadfield.

Për të punuar së bashku me djalin e Hadfield, në Rare Earth, një seri dokumentarësh filmuar në të gjithë botën. Ku një episod do të jetë edhe për Shqipërinë.

-Përse ishte kaq e rëndësishme për ju të largoheshit nga Italia dhe të shkonit në Kanada?

Unë kam punuar në çdo pub në Milano dhe më pas në Toronto. Nuk më pëlqente shumë, por ishte mënyra më e lehtë për të praktikuar fotografinë dhe të fitoja disa para. Ndërkohë Shkolla e Filmit në Toronto, ishte shumë e rëndësishme për mua. Ajo shkollë, por më tepër qyteti i Torontos më ndryshuan jetën. Veç edukimit shumë të mirë, mësova më shumë për veten dhe botën. Një eksperiencë që më rriti më shumë.

-Çfarë keni sakrifikuar për të plotësuar ëndrrat tuaja?

Kam sakrifikuar kohën kushtuar familjes dhe të afërmve të mi, nuk jam pranë tyre gjithmonë. Po ashtu edhe argëtimin, pasi kur të gjithë shokët e mi dilnin të bënin qejf, unë shkoja në punë. Mirëpo, në jetë duhet të marrësh disa vendime të vështira për të gjetur balancat e duhura.

-Kafenetë në Shqipëri janë gjithmonë plot, veçanërisht me të rinj. Sipas tyre është e pamundur të gjesh punë në vend, ndaj kalojnë kohë në kafe. Ju si një i ri i cili ka ditur ta kthejë pasionin në profesion, si i shihni të rinjtë e ditëve moderne?

Edhe në Itali të rinjtë shprehen njësoj dhe thonë se nuk gjejnë dot punë pasi nuk ka. Por, unë mendoj se ata, si edhe shqiptarët janë dembelë dhe nuk kanë ambicie. Jam i bindur që në Shqipëri, si edhe në vende të tjera, është e vështirë të gjesh një punë. Mirëpo, nëse punon fort dhe i përkushtohesh, me siguri që do të gjesh diçka për të bërë. Mbi të gjitha, nëse njerëzit do të kishin më shumë ambicie ata mund të krijonin punën vetë, ose të kthenin pasionin në profesion.

-Ju keni udhëtuar në shumë shtete, në vende të cilat janë shumë ndryshe nga Italia. Çfarë keni mësuar prej kësaj eksperience?

Në vitet e fundit, pata mundësi të vizitoja shumë shtete. Kështu unë njoha një pjesë ndryshe të botës së madhe, mësova se jeta nuk ishte për të gjithë ashtu siç unë e mendoja. Si edhe kuptova që sa me fat jam. Mbi të gjitha kam takuar njerëz të mrekullueshëm dhe kam përjetuar gjëra të pabesueshme. Po ashtu, kam pasur mundësi të përmirësoj më shumë aftësitë e mija filmike.

-Çfarë ju tërheq më shumë kur shkoni në një shtet të ri?

Unë jam i prirur të shoh njerëzit. Edhe pse ne nuk i shfaqim në seritë e Rare Earth, unë pëlqej të fotografoj fytyrat dhe krijoj lidhje me ta. Pasi ata janë e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja e një kombi. Po ashtu kur udhëtoj i kushtoj rëndësi ngjyrave të qyteteve.

-Çdo shtet ka kulturën e vetë, njerëz të ndryshëm me sjellje të vetat. Por, çfarë kemi të përbashkët apo bota është shumë e madhe dhe gjithë ky diversitet na ndan gjithmonë e më tepër?

Edhe pse shumë njerëz mendojnë se diversiteti na ndan, kur ti udhëton kupton që ne jemi të gjithë njerëz. Nuk ka rëndësi se çfarë kulture kemi, ngjyrë të lëkurës apo çfarëdo tjetër. E di që mund të duket si klishe, por është shumë e vërtetë. Nëse ndalojmë se pasuri frikë nga diferencat dhe përqafojmë diversitetin, do të jetonim në një botë më të mirë. Në çdo udhëtim unë kam bërë miq të rinj dhe kjo është një provë, nuk duhet të sforcohesh shumë për ta bërë jetën tënde më të gëzueshme. Bota është e madhe, por në ditët e sotme nuk është e vështirë të udhëtosh dhe të kuptosh se sa të ngjashëm jemi realisht./TIRANA TODAY

Etiketa: i riushqiptaretudhetoi boten


Ju sugjerojmë

Dëborë dhe akull në veri, thirrje për kujdes ndaj drejtuesve të mjeteve në këto akse
Aktualitet

Dëborë dhe akull në veri, thirrje për kujdes ndaj drejtuesve të mjeteve në këto akse

2 Janar, 2026 9:24 pm
Prince Caffe: Lajm i rremë i porositur, ne bashkëpunojmë me brende globale
Aktualitet

Prince Caffe: Lajm i rremë i porositur, ne bashkëpunojmë me brende globale

2 Janar, 2026 7:57 pm
U tall me nënshtetësinë e tij franceze,Clooney- Trump: Ta bëjmë Amerikën madhështore
Bota

U tall me nënshtetësinë e tij franceze,Clooney- Trump: Ta bëjmë Amerikën madhështore

2 Janar, 2026 6:55 pm
Izraeli kryen sulme të reja ajrore në jug të Libanit
Bota

Izraeli kryen sulme të reja ajrore në jug të Libanit

2 Janar, 2026 6:33 pm
Kosova e nisi vitin 2026 pa buxhet
Kryesore

Kosova e nisi vitin 2026 pa buxhet

2 Janar, 2026 5:11 pm
Zbulohet si nisi zjarri që i mori jetën 47 personave brenda lokalit në Zvicër
Bota

Zbulohet si nisi zjarri që i mori jetën 47 personave brenda lokalit në Zvicër

2 Janar, 2026 4:31 pm
Auto-Skicë
Kronikë

Orikum/ Burri vret gruan dhe më pas vetëvritet në garazh

2 Janar, 2026 3:16 pm
Korçë/ Prezencë akulli në rrugë, Policia apel qytetarëve: Përdorni zinxhirë
Aktualitet

Korçë/ Prezencë akulli në rrugë, Policia apel qytetarëve: Përdorni zinxhirë

2 Janar, 2026 1:54 pm
Auto-Skicë
Kronikë

Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Shkodër, humb jetën çifti i bashkëshortëve

2 Janar, 2026 10:53 am
Auto-Skicë
Bota

“I përpiu zjarri”, çfarë e shkaktoi tragjedinë e Zvicrës?

2 Janar, 2026 9:26 am
Para
Rrëfehet stërmbesa e Skënderbeut, Sophie: Ja historia e prejardhjes sime shqiptare

Rrëfehet stërmbesa e Skënderbeut, Sophie: Ja historia e prejardhjes sime shqiptare

Si është femra dhe mashkulli ideal për çdo shenjë?

Si është femra dhe mashkulli ideal për çdo shenjë?

Raporti i DASH për biznesin/ Basha i kthen përgjigje Ramës: “Babëzia ju ka errur sytë”

VideoLajm/ Basha si CIA-s: Shqipëria burim për kanabisin. Në 7 muaj u kapen 30 tonë
















TE FUNDIT

Dëborë dhe akull në veri, thirrje për kujdes ndaj drejtuesve të mjeteve në këto akse

Dëborë dhe akull në veri, thirrje për kujdes ndaj drejtuesve të mjeteve në këto akse
2 Janar, 2026

Prefekti i Qarkut Shkodër informon se gjatë orëve të fundit janë marrë një numër i konsiderueshëm telefonatash nga qytetarë në...

Lexo më shumë

Prince Caffe: Lajm i rremë i porositur, ne bashkëpunojmë me brende globale

Prince Caffe: Lajm i rremë i porositur, ne bashkëpunojmë me brende globale
2 Janar, 2026

Brendi Prince Caffe, si një ndër më cilësorët në rajon, është i pranishëm në shumë shtete evropiane dhe në Shtetet...

Lexo më shumë

U tall me nënshtetësinë e tij franceze,Clooney- Trump: Ta bëjmë Amerikën madhështore

U tall me nënshtetësinë e tij franceze,Clooney- Trump: Ta bëjmë Amerikën madhështore
2 Janar, 2026

Aktori i njohur hollivudian George Clooney ka reaguar ashpër ndaj Presidentit amerikan Donald Trump, pasi ky i fundit kritikoi vendimin...

Lexo më shumë

Izraeli kryen sulme të reja ajrore në jug të Libanit

Izraeli kryen sulme të reja ajrore në jug të Libanit
2 Janar, 2026

Izraeli ndërmori disa sulme ajrore në Libanin jugor, në përfundim të afatit të vendosur për çarmatosjen e grupit militant Hezbollah...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com