Britania e Madhe është duke përgatitur një trupë ushtarake të specializuar kundër piraterisë dhe sulmeve terroriste në det.
Trupa e mirëpajisur dhe e stevitur do të përbëhet nga 450 komando dhe do të mundë të ndërhyjë në çdo situatë të vështirë në raste pengmarrjesh apo sulmesh terroriste në det.
Ata do të quhen Njësia Komando për Operacionet detare dhe do të përzgjidhen nga forcat speciale SAS.
Do të kenë komandë më vete duke patur si objektiv vetëm ndërhyrjen në raste urgjente në dete dhe oqeane.