Aktualitet

Njësia anti-eksploziv dhe Antiterrori në terren, ç’po ndodh në ambasadën e Iranit



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:25 - 08/09/22 |
Opi Nion

Forca të shumta policie ndodhen mëngjesin e sotëm pranë ambasadës së Iranit në  Tiranë. Mësohet se i gjithë stafi diplomatik iranian është larguar nga Ambasada në Tiranë. Aktualisht në ndërtesë kanë zbarkuar forcat speciale RENEA, punonjës të Antiterrorit dhe njësia Antieksploziv, të cilët po kryejnë inspektim të godinës.

Kryeministri Edi Rama kërkoi një ditë më parë që stafi diplomatik i ambasadës së Republikës Islamike të Iranit të largohet brenda 24 orëve nga Shqipëria. Rama deklaroi se ky vendim i Këshillit të Ministrave, vjen pas u zbulua se pas sulmit kibernetik të 15 korrikut, qëndron Republika Islamike e Iranit dhe u vendos ndërprerja e marrëdhënieve dipolmatike me këtë vend. N

Pas vendimit për prishjen e marrëdhënieve, Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit, hodhi poshtë pretendimet e qeverisë së Shqipërisë duke i cilësuar si të pabaza, dhe e cilësoi vendimin për të ndërprerë marrëdhëniet politike me vendin tonë, një veprim të pamenduar dhe dritëshkurtër në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Pas