Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Njerka më keqtrajtoi për 4 vjet”, Vanesa: Në moshën 14-vjeçare punoja 10 orë në ditë

2023/09/17 at 4:35 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Njerka më keqtrajtoi për 4 vjet”, Vanesa: Në moshën 14-vjeçare punoja 10 orë në ditë

Në moshën 7-vjeçare Vanesa takon për herë të parë babain e saj i cili ishte larguar vetëm pak muaj pas ardhjes së saj në jetë. Me këmbëngulje, ai vendos që ta shkëpusë nga shtëpia e gjyshërve për ta marrë me vete në Larisa, Greqi ku jetonte me bashkëshorten e tretë.

Në moshën 10-vjeçare Vanesa shkon në Greqi por atje nuk gjeti ngrohtësi nga njerka e saj. ajo kujton në “Ka Një Mesazh Për Ty”, rubrikë nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan se mbresat e para nga takimi me njerkën, presionin e vazhdueshëm që ajo aplikonte dhe keqtrajtimin.

Vanesa: Me thënë të drejtën, gruaja e vet nuk është se më donte. Ishte shumë xheloze, agresive edhe pak e frikshme se unë isha edhe fëmijë, isha 10 vjeç. Kam ndenjur një vit te hallat, te xhajat derisa m’u bë aplikimi i vizës për në Greqi. Shkoj aty në shtëpi, shoh njerkën, e takoj. Nuk është se më dha ndonjë ngrohtësi ose ndonjë lloj afrimiteti, por ka qenë edhe shumë e keqe. Domethënë mua më ka keqtrajtuar shumë.

Ardit Gjebrea: Pse, çfarë të bënte?

Vanesa: S’më linte asnjëherë të rrija me fëmijët e saj. Ishte shumë xheloze në shumë gjëra. Duhet të çohesha në mëngjes të bëja punët e shtëpisë se s’bën përpara se të shkoja në shkollë, në Greqi. Duhet ta bëja bukën vetë dhe të shkoja në shkollë edhe kështu, vetëm me frikë jetoja aty. Ikte babi, më nxirrte jashtë, borë, shi nuk kishte lidhje ajo pjesë, thjesht dilja jashtë. Kur vinte babi më thoshte “mos i trego babit se kemi muhabete të tjera bashkë”, kështu gjërash, kupton, si presion. Kam qenë edhe e vogël dhe kam pasur shumë frikë, madje kur ajo kalonte unë thjesht ulja kokën. E kam pasur si tip… si frikë shumë të madhe.

Kjo situatë vazhdoi për 4 vjet. Vanesa tregon se mësonte shumë në shkollë, kishte dashuri nga të gjithë dhe ëndrra e saj asokohe që e ka përcjellë deri më tani, është muzika. Babai dhe bashkëshortja e tij vendosin që të kthehen në Shijak dhe të ndërtojnë një shtëpi.

I ati merr vendimin që Vanesa të linte shkollën me pretekstin se nuk kishte mundësi ekonomike dhe të futej në punë në moshën 14-vjeçare.

Vanesa: Ia nis punës. Si fillim në rrobaqepësi. Shkoj aty por nuk po mundesha ta merrja si punë, të punoja, nuk po e kapja dot si punë dhe kështu që shkoj në një fabrikë petash. Fabrikë… ishte si tip shtëpie e vogël dhe kishte punëtorë që piqnin petat, bënin petat gati e kështu gjërash.

Ardit Gjebrea: Petë byreku.

Vanesa: Po.

Ardit Gjebrea: Okej.

Vanesa: Thjesht i piqnim petat, nuk është se bënim byrek.

Ardit Gjebrea: E kuptova, shisnit peta të pjekura.

Vanesa: Po. Vazhdoj aty punën, çdo pagesë që merrja e çoja në shtëpi, unë jetoja në kat të dytë, gruaja me fëmijët jetonte në kat të parë, asnjëherë nuk lidhesha me ta që të rrija në një vend me ata.

Ardit Gjebrea: I konsiderove ndonjëherë si motër e vëlla apo jo?

Vanesa: Ata po, normale, më donin por gruaja e babit asnjëherë s’më ka dashur. Gruaja e babit gjithmonë dinte të më veçonte.

Ardit Gjebrea: Sa vjeç ishe kur fillove punën?

Vanesa: Unë kam qenë 14 kur ia nisa punës, domethënë sa kam ardhur në Shijak aty ia nisa direkt punës.

Ardit Gjebrea: Dhe sa orë punoje?

Vanesa: 8-10 orë kam punuar. E kam pasur njëmijë (100) Lekë orën, çohesha në orën 5:30-6 të mëngjesit dhe vija pasdite në shtëpi në këmbë, shkoja në këmbë, vija në këmbë./ Tv Klan

Ju sugjerojmë

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë
Bota

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë

5 Qershor, 2025 10:28 pm
A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
-U tha në Opinion

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

5 Qershor, 2025 9:52 pm
Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
Bota

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein

5 Qershor, 2025 9:50 pm
Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!
-U tha në Opinion

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!

5 Qershor, 2025 9:36 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet

5 Qershor, 2025 9:16 pm
Tritan Shehu: Procesi i votimit është manipuluar tërësisht!
Politikë

Tritan Shehu: Procesi i votimit është manipuluar tërësisht!

5 Qershor, 2025 8:57 pm
Dueli me Serbinë/ Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i veçuar
Sport

Dueli me Serbinë/ Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i veçuar

5 Qershor, 2025 8:47 pm
Ukraina godet bazën raketore të Rusisë
Bota

Ukraina godet bazën raketore të Rusisë

5 Qershor, 2025 8:40 pm
Sherr mes të rinjve në Konispol, dy prej tyre në gjendje të rëndë
Aktualitet

Aksident i rëndë në Burrel, 6 të lënduar nga përplasja e dy makinave

5 Qershor, 2025 8:23 pm
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Trump për negociatat tregtare me BE: Do të kemi një marrëveshje të mirë

5 Qershor, 2025 8:04 pm
Para
Rekord shitjesh/ FSHF informacion mbi biletat e ndeshjes Shqipëri-Çeki

Rekord shitjesh/ FSHF informacion mbi biletat e ndeshjes Shqipëri-Çeki

“Laja këmbët e vjehërrve”, jeta e Vanesës me ish-bashkëshortin 15 vjet më të madh

“Laja këmbët e vjehërrve”, jeta e Vanesës me ish-bashkëshortin 15 vjet më të madh

OKB: Numri i viktimave nga vërshimet në Derna arrin në mbi 11 mijë

OKB: Numri i viktimave nga vërshimet në Derna arrin në mbi 11 mijë

TE FUNDIT

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë
5 Qershor, 2025

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka ofruar të enjten gatishmërinë e tij për forcim lidhjesh me Shtetet e Bashkuara, teksa ka...

Lexo më shumë

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
5 Qershor, 2025

Agron Shehaj, kryetari i Partisë Mundësia, i pyetur nëse rrezikon mandati i tij si deputet në qarkun e Tiranës, pas...

Lexo më shumë

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
5 Qershor, 2025

Në një deklaratë të fundit publike që po bën bujë në rrjetet sociale, Elon Musk ka hedhur akuza të rënda...

Lexo më shumë

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!
5 Qershor, 2025

Ditë e sotme, KAS vendosi që të rinumërohen votat e Tiranës, pas kërkesës së kandidatit të PD, Asllan Dogjani. Për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com