Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Njeriu që personifikon rrugëtimin e talebanëve për t’u rikthyer në pushtet

2021/08/19 at 8:46 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Njeriu që personifikon rrugëtimin e talebanëve për t’u rikthyer në pushtet

Udhëheqësit kryesor politikë të talebanëve, të cilët bënë një kthim triumfal në Afganistan këtë javë, kanë luftuar ndaj Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre për dekada të tëra, por më pas ata nënshkruan një marrëveshje historike paqeje me administratën Trump.


Mullah Abdul Ghani Baradar pritet tashmë të luajë një rol kyç në negociatat mes talebanëve dhe zyrtarëve të qeverisë afgane, të cilët grupi militant i largoi nga pushteti gjatë një ofensive të shpejtë në të gjithë vendin. Talibanët thonë se po kërkojnë krijimin e një qeverie “gjithpërfshirëse, islamike” dhe pretendojnë se janë bërë më të moderuar, krahasuar me herën e fundit kur ishin në pushtet.

Por shumë mbeten skeptikë dhe të gjithë sytë tashmë janë drejtuar tek Baradar, i cili nuk ka thënë shumë mbi mënyrën sesi grupi synon të qeverisë, por e shkuara e tij ka treguar se ai ka një qasje pragmatiste.

Biografia e Baradarit paraqet trajektoren e udhëtimit të talebanëve nga një milici islamike që luftonte me mercenarë gjatë luftës civile në vitet 1990, tek sundimi i vendin në përputhje me një interpretim të rreptë të ligjit islamik e më pas zhvillimi i një kryengritjeje prej dy dekadash kundër Shteteve të Bashkuara. Eksperienca e tij hedh dritë mbi marrëdhëniet e ndërlikuara të talebanëve me Pakistanin fqinj.

Baradar është i vetmi udhëheqës i talebanëve që ka mbijetuar, i cili është emëruar personalisht zëvendës nga komandanti i talibanëve i cili nuk jeton më, Mullah Mohammed Omar, çka i dha atij (Baradarit) një status gati legjendar brenda grupit. Ai gjithashtu ka një imazh më të fortë sesa udhëheqësi aktual i talebanëve, Maulawi Hibatullah Akhunzada, i cili besohet se fshihet në Pakistan dhe lëshon vetëm deklarata të rastit.

Baradari mbërriti të martën në qytetin jugor afgan të Kandaharit, vendlindja e lëvizjes talebane, për themelimin e së cilës ai dha kontributin e tij në mesin e viteve 1990, duke i dhënë kështu fund 20 viteve në mërgim. Mbështetës të shumtë vërshuan ta presin ndërsa zbriti nga një avion qeveritar i Katarit e hipi në një autokolonë.

Baradar, rreth të 50-ve, ka lindur në provincën jugore Uruzgan. Ashtu si të tjerë që më vonë u bënë udhëheqës të grupit taleban, ai u bashkua me radhët e muxhahedinëve të mbështetur nga CIA dhe Pakistani për të luftuar kundër Bashkimit Sovjetik gjatë pushtimit prej një dekade të vendit, që përfundoi në 1989.

Në vitet 1990, vendi u përfshi nga lufta civile, me muxhahedinët rivalë që luftonin njëri-tjetrin duke krijuar çifligjet e tyre. Mercenarët e luftës dislokuan raketa e ngritën pika kontrolli nëpërmjet të cilave forcat e tyre godisnin popullatën për të financuar aktivitetet e tyre ushtarake.

Në 1994, Mullah Omari, Baradari si dhe të tjerë themeluan grupin taleban, që do të thotë studentë të fesë. Grupi përbëhej kryesisht nga klerikë dhe djem të rinj të devotshëm, shumë prej të cilëve ishin dëbuar nga shtëpitë e tyre dhe gjithçka njihnin ishte vetëm lufta. Interpretimi i rreptë islamit nga ana e tyre bëri që ata të bashkohen e të ndahen nga komandandët e korruptuar të luftës.

Baradar luftoi përkrah Mullah Omarit kur ai udhëhoqi talebanët drejt marrjes së pushtetit në 1996 si dhe gjatë kryengritjeve që organizonte grupi pasi koalicioni i udhëhequr nga SHBA mori kontrollin e Afganistanit në vitin 2001.

Gjatë sundimit të grupit në vitet 1996-2001, presidenti dhe këshilli drejtues ndodheshin në Kabul. Por Baradar shpenzoi pjesën më të madhe të kohës në Kandahar, kryeqyteti shpirtëror i talebanëve dhe nuk kishte një rol zyrtar në qeveri.

Shtetet e Bashkuara u futën në Afganistan pas sulmeve të 11 shtatorit, të cilat ishin planifikuar dhe kryer nga al-Kaida e Osama bin Ladenit, që strehohej në këtë vend nën sundimin taleban. Baradar, Omar dhe udhëheqës të tjerë talebanë u larguan drejt Pakistanit fqinj.

Në vitet që pasuan, talebanët ishin në gjendje të organizonin një kryengritje të fuqishme në zona me reliev të thyer dhe gjysmë autonome përgjatë kufirit. Baradar u arrestua në qytetin jugor të Pakistanit, në Karaçi në vitin 2010 gjatë një bastisjeje të përbashkët të CIA -s dhe forcave antiterroriste të Pakistanit.

Në atë kohë, ai kishte bërë disa kërkesa për të negociuar për paqe drejtuar Presidentit të atëhershëm të Afganistanit Hamid Karzai, por SHBA-ja ishte e prirur për fitore ushtarake dhe dukej se Pakistani donte të siguronte kontroll mbi çdo proces politik. Largimi i Baradarit fuqizoi udhëheqësit më radikalë brenda talebanëve, të cilët ishin më pak të hapur ndaj diplomacisë.

Më vonë Karzai konfirmoi përpjekjet për The Associated Press dhe tha se ai u kishte kërkuar dy herë amerikanëve dhe pakistanezëve të lironin Baradarin, por ishte kundërshtuar. Vetë Baradar e pati refuzuar një ofertë për t’u liruar në 2013, me sa duket sepse SHBA dhe Pakistani e kishin kushtëzuar lirimin, me një bashkëpunim nga ana e tij.

Karzai, i cili tashmë është i përfshirë në bisedimet me talebanët për formimin e qeverisë së ardhshme, mund ta gjejë edhe një herë veten duke negociuar me Baradarin.

Deri në vitin 2018, talebanët kishin marrë kontrollin e plotë mbi shumicën e fshatrave të Afganistanit. Në kërkim të një rrugëdaljeje nga lufta më e gjatë në të cilën janë përfshirë SHBA-të, administrata Trump, e bindi Pakistanin të lirojë Baradarin atë vit si dhe filloi bisedimet e paqes me talebanët.

Baradar udhëhoqi ekipin negociator të talebanëve në Katar në disa raunde bisedimesh, që kulmuan me një marrëveshje paqeje në shkurt 2020. Ai u takua gjithashtu edhe sekretarin e atëhershme të Shtetit, Mike Pompeo.

Sipas marrëveshjes, talebanët ranë dakord të ndalin sulmet ndaj forcave ndërkombëtare si dhe të parandalojnë që Afganistani të kthehet sërish në një parajsë për grupet terroriste në këmbim të një tërheqjeje të plotë të Shteteve të Bashkuara, tashmë planifikuar të ndodhë në fund të këtij muaji.

Javën e kaluar, talebanët u futën në disa prej qyteteve, duke marrë kontrollin e pothuajse të gjithë vendin brenda pak ditësh dhe më pas ata morën Kabulin kryeqytetin e vendit praktikisht pa ndeshur në asnjë rezistencë.

Në komentin e tij të parë pas marrjes së Kabulit nën kontroll të dielën, Baradar tha se “kurrë nuk pritej që ne të kishim fitore në Afganistan”.

Duke iu drejtuar kamerave me një çallmë të zezë në kokë dhe veshur me jelek mbi një mantel të bardhë, Baradari tha.

“Prova vjen tani. Ne duhet të përballojmë sfidën për t’i shërbyer dhe t’i garantuar sigurinë e të ardhmen vendit tonë”, siç tha ai./VOA

 

Etiketa: Mullah Abdul Ghani BaradaTalebane


Ju sugjerojmë

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 6:37 pm
Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
Kryesore

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

7 Qershor, 2025 6:22 pm
Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë
Kryesore

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë

7 Qershor, 2025 6:18 pm
The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…
Kryesore

The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…

7 Qershor, 2025 5:55 pm
Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik
Aktualitet

Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik

7 Qershor, 2025 5:24 pm
Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç
Rajoni

Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç

7 Qershor, 2025 5:10 pm
Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin
Kryesore

Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin

7 Qershor, 2025 4:54 pm
Duka:Fitorja me Serbinë shijon sa Botërori,shpresoj të ketë përçarje te kundërshtari
Kryesore

Duka:Fitorja me Serbinë shijon sa Botërori,shpresoj të ketë përçarje te kundërshtari

7 Qershor, 2025 4:46 pm
U rrëzua duke eksploruar Majën e Rosit, gjendet pas dy orësh turisti gjerman
Aktualitet

U rrëzua duke eksploruar Majën e Rosit, gjendet pas dy orësh turisti gjerman

7 Qershor, 2025 4:40 pm
Sollën makinën e përdorur në vrasjen e Ermir Dedjas, lihen në burg 2 të akuzuarit
Kronikë

Sollën makinën e përdorur në vrasjen e Ermir Dedjas, lihen në burg 2 të akuzuarit

7 Qershor, 2025 4:19 pm
Para
Berat/Atentat ndaj 24-vjeçarit, qëllohet me 6 plumba pranë shtëpisë së tij

Berat/Atentat ndaj 24-vjeçarit, qëllohet me 6 plumba pranë shtëpisë së tij

Emri/Qëllon me armë në shtëpinë e vjehrrit, arrestohet 41-vjeçari në Krujë

Emri/Qëllon me armë në shtëpinë e vjehrrit, arrestohet 41-vjeçari në Krujë

Mbytet një person në Darzez, një tjetër në gjendje të rëndë

U mbyt dy ditë më parë, gjendet trupi i pajetë i 22-vjeçarit
















TE FUNDIT

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Ditën e sotme do të zhvillohet ndeshja e shumëpritur Shqipëri-Serbi në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45. Shumë prej tifozëve...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
7 Qershor, 2025

Mbrëmjen e kësaj të shtune të 7 qershorit, do të luhet dueli mes Shqipërisë dhe Serbisë. Një duel që pritet...

Lexo më shumë

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë
7 Qershor, 2025

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar nga qelia me një mesazh urimi për kombëtaren kuqezi, para sfidës së shumëpritur...

Lexo më shumë

The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…

The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…
7 Qershor, 2025

“The Guardian” i ka kushtuar një artikull ndeshjes kualifikuese të Botërorit mes Shqipërisë dhe Serbisë, që do të zhvillohet ditën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com