Kampioni i atletikës, Usain Bolt ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Lajmi bëhet publik vetëm disa ditë pasi Bolt organizoi një festë të madhe për ditëlindjen e tij të 34-t.
Radioja “Nationwide90fm” bëri me dije se njeriu më i shpejtë në botë do të qëndrojë në karantinë për dy javë.
Mendohet se në festën e ditëlindjes së xhamajkanit ishin edhe Raheem Sterling, futbollist i Manchester City, dhe Leon Bailey i Bayer Leverkusen./Opinion.al