Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Njeriu më i famshëm i zhdukur? Ja çfarë del nga kërkimi në YouTube

2018/05/13 at 7:38 PM
në Life Style
Kohë leximi: 3 min
A A
Njeriu më i famshëm i zhdukur? Ja çfarë del nga kërkimi në YouTube

Nëse kërkoni në internet, “njeriun më të famshëm të zhdukur në You Tube”, (“the most famous missing person on You Tube”), rezultati do të jetë: Lars Mittank.


Imazhet e fundit që ka për të, vijnë nga aeroporti i Varnës në Bullgari dhe datojnë në 8 korrik 2014. Pastaj asgjë. Më shumë se 16 milionë ndjekës kanë parë dhe riparo videot e shpërndara në rrjetet sociale dhe përmbajtja është analizuar deri në detajin më të fundit. Kanë qarkulluar teori të shumta, nga vetëvrasja, deri te trafiku i organeve.

Ditët në fillim – Lars Mittank, ishte 28 vjeç dhe po kalonte disa ditë pushimi me miqtë në resortin “Golden Stats”, në bregdetin bullgar. Mbrëmjen e 6 korrikut 2014, u përfshi në një grindje me katër persona të tjerë. Motivi ishte futbollistik: Lars bënte tifo për Verder Bremenin, të tjetër për Bajernin e Mynihut. Por debati i dhunshëm sportiv i kushtoi shtrenjtë: dëmtim të dëgjimit në vesh. Kosta Kostov, mjeku që e vizitoi, i rekomandoi një antibiotik dhe nuk e këshilloi të ngitej në avion në ato kushte. Ndërsa miqtë e tij u kthyen në Gjermani, ai kërkoi një hotel ekonomik ku të qëndronte për disa ditë.

Sjellja e çuditshme – Dhe nga ai moment gjërat ndryshuan. Lars nis të sillet në mënyrë të pazakontë. Gjatë natës që e kaloi i vetëm, qëndroi zgjuar, i frikësuar dhe paranojak. Telefonata e fundit është e nënës së tij: i kërkon të fshijë kartën e tij të kreditit dhe i thotë se disa persona po e ndiqnin për ta grabitur ose për ta vrarë. Gruaja, Sandra Mittank, tregon më pas për televizionin gjerman, se mund “ta dëgjonte zemrën e tij që rrihte fort, pavarësisht se ishte në telefon”. Pastaj bie linja…

Imazhet e fundit – Një ditë më pas, Lars kthehet tek mjeku në aeroport. T-shirt i verdhë, pantallona xhinse deri në gju, ka me vete bagazhe, gati për t’u nisur. Në imazhet pasardhëse shfaqet teksa vrapon tek ambulatori dhe pastaj nga ndërtesa. Valixhet qëndruan në pasionon e dhomës së mjekut. Siç shkruan “The Sun”, doktor Kosto kujton që ishte nervoz dhe sillej në mënyrë të çuditshme. Kur një pacient tjetër hyri në ambulator, i ulëriti: “Nuk dua të vdes këtu. Duhet të dal që këtu”. Dhe kemarat e sigurisë e filmojnë në rrugë. Kur del nga rrezja e objektivit, zhduket përgjithnjë. Dyshohet se humbet në pyllin pranë aeroportit.

Videot në “You Tube” – Gjatë katër viteve kërkime, janë publikuar shumë video në “You Tube”. Por para së gjithash Lars Mittank është gjithnjë në “top ten” e njerëzve të zhdukur më të famshëm. Dhe nëse kërkon “the most famous missing person on You Tube”, i tiji është emri i parë që shfaqet. Ndoshta sepse personat e parë që kanë kontaktuar prindërit, i kanë thënë se kanë parë djalin e tyre, duke iu referuar filmimeve në platformë. Ndërkohë, gjithçka që ka mbetur nga ai, janë imazhet dhe ato kanë regjistruar deri tani mbi 16 milionë klikime dhe vazhdojnë të publikohen video të tjera. Por jo vetëm, shumë ndjekës kanë analizuar deri në detaj videot për të kuptuar ku mund të ketë shkuar i riu dhe nga se kishte frikë. Kanë qarkulluar shumë teori. Disa jo shumë pozitize, si ajo që djaloshi mund të ketë vdekur. Disa të tjera më konspirative, që kanë të bëjnë me trafikun e organeve, apo grabitjen.

E vërteta është që as policia e as investiguesit privatë të pajtuar nga familja, kanë arritur të gjejnë detaje më shumë mbi zhdukjen e tij. /Gazeta Shqip



Ju sugjerojmë

Njihuni me arritjen shkencore të vitit
Life Style

Njihuni me arritjen shkencore të vitit

28 Dhjetor, 2025 2:12 pm
1933/ “Pjetër Budi rishkruante letrën e dërguar 4 shekuj më parë Dukës së Savojës”
-Kulturë

1933/ “Pjetër Budi rishkruante letrën e dërguar 4 shekuj më parë Dukës së Savojës”

28 Dhjetor, 2025 12:11 pm
1929/ Letra e Evelyn Stibolt, mësueses norvegjeze të kuzhinës shkollore
-Kulturë

1929/ Letra e Evelyn Stibolt, mësueses norvegjeze të kuzhinës shkollore

27 Dhjetor, 2025 10:20 am
10 ngjarjet më të rëndësishme të vitit 2025
Life Style

10 ngjarjet më të rëndësishme të vitit 2025

25 Dhjetor, 2025 12:38 pm
“Gjashtë javë në oborrin mbretëror për të realizuar portretin e Mbretit Zog I”
-Kulturë

“Gjashtë javë në oborrin mbretëror për të realizuar portretin e Mbretit Zog I”

23 Dhjetor, 2025 1:42 pm
Çmimi i arit arrin rekord të ri
Life Style

Çmimi i arit arrin rekord të ri

23 Dhjetor, 2025 1:37 pm
Si zbuloi Jakob Fugger tregtinë globale 500 vjet më parë
Life Style

Si zbuloi Jakob Fugger tregtinë globale 500 vjet më parë

22 Dhjetor, 2025 10:33 am
Alis dhe kënga “Nan” fitues të Festivalit të Këngës në RTSH
-Kulturë

Alis dhe kënga “Nan” fitues të Festivalit të Këngës në RTSH

21 Dhjetor, 2025 1:46 pm
Jakobstads Tidning (1939)/Mbreti Zog,shumë bujar me bakshishe në hotelet e Varshavës
-Kulturë

Jakobstads Tidning (1939)/Mbreti Zog,shumë bujar me bakshishe në hotelet e Varshavës

20 Dhjetor, 2025 9:43 am
Nis prodhimi për makinën fluturuese, nga fantashkencë tashmë bëhet realitet
Life Style

Nis prodhimi për makinën fluturuese, nga fantashkencë tashmë bëhet realitet

16 Dhjetor, 2025 4:29 pm
Para
Aksident në Levan, pesë të plagosur

Dy aksidente, 4 të plagosur në pak minuta

Nuk ndalen aksidentet/ Makina dëmton n-stacionin: Gjithë Ballshi pa drita

Nuk ndalen aksidentet/ Makina dëmton n-stacionin: Gjithë Ballshi pa drita

Mjeku i njohur jep alarmin: Po përhapet varicela tek fëmijët! Skena ‘ulëritëse’ që pashë sot në Tiranë

Mjeku i njohur jep alarmin: Po përhapet varicela tek fëmijët! Skena 'ulëritëse' që pashë sot në Tiranë
















TE FUNDIT

Vetëvendosje fiton zgjedhjet, vjen reagimi i parë i Albin Kurtit

Vetëvendosje fiton zgjedhjet, vjen reagimi i parë i Albin Kurtit
28 Dhjetor, 2025

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha se rezultati i zgjedhjeve të 28 dhjetorit është më i thelli në historinë...

Lexo më shumë

Zgjedhjet në Kosovë/ Kurti kryeson me mbi 50% të votave, vijon numërimi

Zgjedhjet në Kosovë/ Kurti kryeson me mbi 50% të votave, vijon numërimi
28 Dhjetor, 2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë ka filluar publikimin e rezultateve të para të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Lëvizja...

Lexo më shumë

Protesta në Vlorë për mungesën e ujit/Qytetarët futen në teatër,bllokojnë dhe rrugët

Protesta në Vlorë për mungesën e ujit/Qytetarët futen në teatër,bllokojnë dhe rrugët
28 Dhjetor, 2025

Një protestë ka ndodhur në ambientet e teatrit “Petro Marko” në Vlorë për shkak të mungesës së ujit prej tre...

Lexo më shumë

Amnistia penale, kategoritë që përfitojnë dhe numrin e atyre që lirohen nga burgu

Amnistia penale, kategoritë që përfitojnë dhe numrin e atyre që lirohen nga burgu
28 Dhjetor, 2025

Qeveria shqiptare pritet të miratojë së shpejti një amnisti penale për Vitin e Ri. Këtë nismë e ka komunikuar Ministri...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com