Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Njeriu kundërshtues

2020/01/31 at 8:37 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 2 min
A A
Njeriu kundërshtues

DW– Tre muaj pas zgjedhjeve parlamentare në Kosovë dhe fitores së partisë së majtë socialdemokrate, Vetëvendosja, kryetari i saj, Albin Kurti ende negocion me partinë konservatore, Lidhja Demokratike, LDK për një qeveri të ardhshme, shkruan gazeta gjermane “taz”- tageszeitung. I mandatuar si kryeministër, Albin Kurti ka kohë deri më 4 shkurt të kurorëzojë bisedimet e koalicionit dhe të prezantojë qeverinë e re, ndryshe kërcënojnë zgjedhjet e reja. Koha nuk pret, për të dyja partitë nuk ka më kthim pas. Sepse shumë shpresa lidhen me këtë koalicion, thekson autori i shkrimit, Erich Rathfelder.

Albin Kurti i lindur në Pristhinë njihet si aktivist e drejtues i lëvizjes studentore në vitet 90-të, shkruan taz. Ai donte sundimin e shtetit ligjor dhe demokracisë në Kosovë, atëherë ende nën Serbinë. Qëndrimin e tij kundër diskriminimit, etno-nacionalizmit e totalitarizmit nga të gjitha anët, ai nuk e ka ndryshuar deri më sot. Tani Kurti kërkon luftimin e korrupsionit dhe nepotizmit në shoqërinë e Kosovës. Në një kohë që ai del si figurë e çuditshme për kosovarët, shkruan taz, sepse kreu i partisë më të fortë në vend, ende jeton në një apartament të vogël studentor. Për shumë kosovarë, Albin Kurti është deri më sot një njeri radikal.

Kur Kosova u vendos nën administrimin e Unmik-u, që lejonte zgjedhjet, por i diktonte vendimet politike kreut të qeverisë së atëhershme, Hashim Thaçi, Kurti doli radikalisht kundër. Ai themeloi lëvizjen “Vetëvendosje” dhe ngriti zërin kundër paaftësisë dhe korrupsionit brenda misionit të Unmikut. Kur në vitin 2004 u dogjën kishat ortodokse, Kurti u distancua: Nuk dua konfrontim mbi baza nacionaliste, tha ai atëherë, për Kurtin, serbët dhe pakicat e tjera ishin qytetarë të barabartë.

Pas pavarësisë, shkruan taz, Albin Kurti e shndërroi lëvizjen e tij në partinë Vetëvendosje dhe mori pjesë në zgjedhjet e para. Ai nuk luftonte vetëm kundër korrupsionit të partive sunduese të ish-UÇK-së. Sipas Kurtit, fuqitë ndërkombëtare i detyronin për lëshime elitat e atëhershme të UÇK-së në Kosovë edhe për shkak të njohurive që kishin për korrupsionin e tyre, nënvizon Rathfelder. Kurti u shpall herë një nacionalist shqiptar që do bashkimin me Shqipërinë e herë komunist.

Në zgjedhjet e 6 tetorit 2019, partia Vetëvendosje fitoi 29 nga 120 vende në parlament dhe doli partia më e fuqishme. Aktualisht zhvillohen bisedime me LDK që ka 28 vende. 45 vjeçari bashkë me një shumicë parlamentare i ka thënë jo ndërkohë të gjitha planeve për ndarjen e Kosovës mbi baza etnike. Kurti ndërkohë ka paralajmëruar reforma të thella në Kosovë. Lufta kundër korrupsionit qëndron në krye për politikanin e Vetëvendosjes. Pakicës serbe ai i ka premtuar bashkëpunim të gjerë dhe integrim. Kurse nga Serbia ai ka kërkuar kthimin e thesareve kulturore dhe zbardhjen e fatit të shqiptarëve të zhdukur.

Ju sugjerojmë

Të fshehura në murin e një banese/Gjenden 2 armë zjarri, 2200 fishekë dhe 12 granata
Aktualitet

Të fshehura në murin e një banese/Gjenden 2 armë zjarri, 2200 fishekë dhe 12 granata

18 Qershor, 2025 10:56 am
Shtyhet pretenca ndaj ish-kryebashkiakut Jorgo Goro për dosjen e dytë ndaj tij
Aktualitet

Shtyhet pretenca ndaj ish-kryebashkiakut Jorgo Goro për dosjen e dytë ndaj tij

18 Qershor, 2025 10:47 am
Ish-ambasadori izraelit: Irani mund të sulmojë SHBA e ta detyrojë të hyjë në luftë
Bota

Ish-ambasadori izraelit: Irani mund të sulmojë SHBA e ta detyrojë të hyjë në luftë

18 Qershor, 2025 10:46 am
Akuzohet se ngacmoi seksualisht një të mitur, arrestohet 59-vjeçari në Maliq
Aktualitet

Akuzohet se ngacmoi seksualisht një të mitur, arrestohet 59-vjeçari në Maliq

18 Qershor, 2025 10:36 am
Naftë, grusht shteti dhe hakmarrje! Si nisi armiqësia SHBA-Iran
Bota

Naftë, grusht shteti dhe hakmarrje! Si nisi armiqësia SHBA-Iran

18 Qershor, 2025 10:30 am
Ukrainë/ Thellohet bilanci i viktimave nga sulmi rus, 21 të vdekur, 130 të plagosur
Bota

Ukrainë/ Thellohet bilanci i viktimave nga sulmi rus, 21 të vdekur, 130 të plagosur

18 Qershor, 2025 10:27 am
Bislimi akuzon Serbinë për “krijim artificial të tensioneve”
Rajoni

Bislimi intervistohet nga Prokuroria Speciale

18 Qershor, 2025 10:22 am
Vrasja e Grei Bihucit në Fier/ Prokuroria mbyll hetimet, çon në gjyq dy autorët
Aktualitet

Vrasja e Grei Bihucit në Fier/ Prokuroria mbyll hetimet, çon në gjyq dy autorët

18 Qershor, 2025 10:10 am
U kap me doza kokaine gati për shitje, arrestohet 43-vjeçari në Lushnje
Aktualitet

U kap me doza kokaine gati për shitje, arrestohet 43-vjeçari në Lushnje

18 Qershor, 2025 10:08 am
Trump e konsideroi një “shënjestër të lehtë”/ Khamenei: Beteja fillon
Bota

Trump e konsideroi një “shënjestër të lehtë”/ Khamenei: Beteja fillon

18 Qershor, 2025 9:59 am
Para
Shtohen dyshimet për lidhjen e re të Rihannës

Shtohen dyshimet për lidhjen e re të Rihannës

RAI 3 sfidon Ramën:Nuk keni nxjerrë shifra zyrtare, ne i konfirmojmë tonat

RAI 3 sfidon Ramën:Nuk keni nxjerrë shifra zyrtare, ne i konfirmojmë tonat

E gjetën në kanal, humb jetën biznesmeni i kromit në Bulqizë

E gjetën në kanal, humb jetën biznesmeni i kromit në Bulqizë

TE FUNDIT

Të fshehura në murin e një banese/Gjenden 2 armë zjarri, 2200 fishekë dhe 12 granata

Të fshehura në murin e një banese/Gjenden 2 armë zjarri, 2200 fishekë dhe 12 granata
18 Qershor, 2025

Janë gjetur të fshehura në murin e një ndërtese në Vlorë 2 armë zjarri automatike, mbi 2200 fishekë luftarak dhe...

Lexo më shumë

Shtyhet pretenca ndaj ish-kryebashkiakut Jorgo Goro për dosjen e dytë ndaj tij

Shtyhet pretenca ndaj ish-kryebashkiakut Jorgo Goro për dosjen e dytë ndaj tij
18 Qershor, 2025

Shtyhet pretenca për ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro lidhur me procedimin e dytë penal ndaj tij për shpërdorim detyre dhe...

Lexo më shumë

Ish-ambasadori izraelit: Irani mund të sulmojë SHBA e ta detyrojë të hyjë në luftë

Ish-ambasadori izraelit: Irani mund të sulmojë SHBA e ta detyrojë të hyjë në luftë
18 Qershor, 2025

“Ekziston frika që Irani ta detyrojë Uashingtonin të ndërhyjë duke sulmuar një anije ose bazë amerikane për ta përfshirë atë...

Lexo më shumë

Akuzohet se ngacmoi seksualisht një të mitur, arrestohet 59-vjeçari në Maliq

Akuzohet se ngacmoi seksualisht një të mitur, arrestohet 59-vjeçari në Maliq
18 Qershor, 2025

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Maliqit. Sipas uniformave blu mësohet se një 59-vjeçar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com