Aktualitet

Njëri fitoi mandatin tjetri jo, çfarë tha Bushati e Xhafaj për 25 prillin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:05 - 04/05/21 |
Opi Nion

Ditën e sotme u mblodh Kuvendi me deputetët aktualë pasi mandati i tyre përfundon në shtator,  kohë kur do të betohen edhe 140 deputetët e zgjedhur më 25 prill.

Ndërkohë, Ervin Bushati është emri surprizë që mbeti jashtë listës së PS-së nga zgjedhjet e 25 Prillit. I renditur në pozicionin e konsideruar të sigurt, i treti në listën e Tiranës, Kryetari i Partisë Socialiste për Kryeqytetin Ervin Bushati nuk do të jetë pjesë e Kuvendit të ardhshëm, pasi është spostuar nga Fatmir Xhafaj dhe Ornaldo Rakipi për shkak të votave preferenciale të kandidatëve.

Në një prononcim për mediat, Bushati tha se fitorja e PS-së është edhe fitorja e tij. Si kryetar i selisë rozë për kryeqytetin, Bushati u shpreh se është arritur një rezultat historik.

“Fitorja e PS-së është fitorja ime. Tek kjo besoj më shumë se anasjelltas. PS arriti që të ketë një mandat të tretë për të drejtuar Shqipërinë dhe kjo është historike. Në ekipin e PS-së Tiranë kemi kapur një rezultat historik. 19 mijë vota më shumë se zgjedhjet e kaluara. E kishim të sigurt që do të merrnim një mandat të tretë me 74 vota kështu që kjo ka ndodhur. Gjithçka që ka qenë në funksion të kësaj fitoreje mendoj se është e merituar. Unë si kryetar i PS-së në Tiranë mendoj se kam qenë 100% i fokusuar në fitoren e PS-së”, tha Bushati.

Nga ana tjetër Fatmir Xhafaj arriti të thyente herësin duke siguruar një mandat për legjislaturën e ardhshme.

I pyetur nga gazetarët se si ndihet për këtë rezultat ai tha:“Si para 25 Prillit. Po më patët parë të fortë atëherë jam edhe sot”./Opinion.al

Pas