Philip Kahn, ishte veterani më i vjetër në Nassau County, Nju Jork. Ai ndërroi jetë nga Covid-19, ndërsa kishte humbur vëllain e tij binjak, nga gripi spanjoll, një shekull më parë.
Sipas familjes së 100-vjeçarit, ai iu frikësua një pandemie të tillë gjatë jetës së tij.
“Unë bisedoja shpesh me të dhe më thoshte se historia përsëritet, 100 vjet nuk është një periudhë aq e gjatë”, ka thënë nipi i të ndjerit, Warren Zysman.
Veterani i Luftës së Dytë Botërore, Kahn dhe vëllai i tij binjak, Samuel, lindën në 5 dhjetor të vitit 1919. Por i vëllai i vdiq vetëm disa javë më vonë, nga gripi spanjoll./Opinion.al