Te Fundit

Njerëzit nuk e dinë luftën që bëhet në infektiv, mesazhi i mjekes


               Publikuar në : 23:58 - 29/03/20 |
Opi Nion

Shefja e infektivit Najada Çomo, përmes një video mesazhi mbrëmjen e së dielës, edhe një herë u ka bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në banesa. Veçanërisht thirrja e saj u ka shkuar të moshuarve dhe personave me sëmundje shoqëruese, ndërsa është shprehur se numri i personave të shëruar në vend është një lajm optimist. Kujtojmë se në 24 orët e fundit janë shëruar 7 persona, mes të cilëve edhe dy mjekë.

Mesazhi i plotë i Najada Çomos

Ju përshendes nga Shërbimi Infektiv, aty ku është numri i lartë i pacientëve të shtruar nga koronavirusi. Doja t’iu jap një informacion të shkurtër lidhur me situatën e të shtruarve, kemi forma të mesme dhe forma mjaft të rënduara dhe një numër mjaft të shtuar tek Infektivi. Lajm optimist është numri i personave të shëruar nga virusi. Jemi të gjithë në krye të detyrës, 24 orë në 24 orë, por duhet rritur sensibilizimi i popullatës.

Kur më duhet të lëviz në Tiranë për të ardhur në shërbim, shoh njerëz të grupuar dhe themi se është e tmerrshme që këta nuk e dinë se ç’bëhet luftë në Shërbimin Infektiv. Të nderuar njerëz, qëndroni brenda, se është gjëja më e vogël që mund të bëni. I bëj thirrje atyre që kanë sëmundje kronike dhe të moshuare të qëndrojnë kategorikisht në shtëpi, mos të dalin, se janë grupi më i rrezikuar./Opinion.al

 

 

 

 

Pas