U përcoll për në banesën e fundit, Anxhelina Petro, vajza që u vra barbarisht nga babai i saj Aleko Petro, disa ditë më parë në Korfuz të Greqisë. Kortezhi udhëhiqej nga e motra e Anxhelinës, Klea, e cila mbante në duar fotografinë e viktimës dhe kurora me lule.
Anxhelina u varros në Berat nga familja e nënës së saj, e cila prej vitesh ishte ndarë nga Aleko Petro.
Ndërkohë që nuk dihet nëse u lejuan të marrin pjesë apo jo në varrim familjarët e babait të vajzës.