Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur sërish akuzave të opozitës, të cilët thonë se kreu i qeverisë ka shpenzuar 22 milionë € për fluturimet me charter.
Në një status në “Twitter”, Rama thotë se udhëtimet e tij kanë kushtuar më pak se gjysma e fluturimeve të nongratës, duke iu referuar kështu kreut të PD, Sali Berisha.
“Njerëz me bisht në vend të gjuhës që tallen me Shqipërinë e shqiptarët, mjeranë në shërbim të Rublave ruse! Vazhdojnë me 22 milionë € për fluturimet e kryeministrit, ndërkohë që udhëtimet e mia kanë kushtuar më pak se gjysma e fluturimeve të Nongratës! #MeFakteJoMeRubla”-shkruan Rama.
Ky reagim i Ramës vjen ndërkohë që nënkryetari i PD, Luçiano Boçi propozoi në mbledhjen e grupit parlamentar të PD që të ngrihet një komision hetimor për udhëtimet me charter të kryeministrit.