Ka kaluar një vit nga ndarja e këngëtarit Luiz Ejlli nga vajza e Jozefina Topallit, Megi. Nuk dihet ende arsyeja përse janë ndarë, ndonëse Luizi konfirmoi në intervista se romancës disa vjecare i ka ardhur fundi.
Megjithatë, ato vijojnë të kenë vëmendjen e faqeve rozë. Një postim i papritur i Luizit në profilin e tij në Facebook po përflitet se ka lidhje me marrëdhënien që pati me ish-in e tij: “Të gjesh një femër të sinqertë sot, është njëlloj sikur të gjesh Wifi në Gjirokastër pa password”, shkruan këngëtari.