Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në Shkodër. Paraprakisht është bërë e ditur se si pasojë e shtënave ka mbetur I plagosur shtetasi Dedë Planaj.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të Dobraçit. Raportohet se I plagosuri është djali i xhaxhait të Bardhok Planajt, i ekzektuar një vit më parë në të njëjtën zonë.
Kujtojmë se Bardhok Planaj u ekzekutua mbrëmjen e 4 prillit të vitit të shkuar, teksa ishte në lëvizje me makinë pikërisht në të njëjtën lagje që u qëllua sot kushëriri i tij.
Ndërsa I plagosuri është dërguar në spital dhe është nën kujdesin e mjekëve. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për zbardhjen e shkaqeve të plagosjes së Planajt dhe kapjen e autorëve të krimit./Opinion.al