Rajoni

Një viktimë dhe shtatë raste të reja me Covid-19 në Kosovë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:51 - 19/11/21 |
Opi Nion

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka informuar së në 24 orët e fundit është regjistruar një viktimë nga koronavirusi dhe 7 raste të reja.

Në ditën e fundit janë kryer 1 324 testime në Kosovë, nga të cilat vetëm 7 kanë rezultuar pozitive me Covid-19.

Sipas njoftimit, në 24 orët e fundit  janë shëruar 26 pacientë, ndërsa vijojnë të jenë aktivë edhe 380 persona.

Që prej fillimit të fushatës së imunizimit në fund të muajit mars, në Kosovë janë vaksinuar me dy doza 754,429 persona, ndërkaq një dozë kanë marrë 848,452 qytetarë.

Në Kosovë, të drejtë për t’u vaksinuar kundër koronavirusit kanë të gjithë personat mbi 12 vjeç./Opinion.al

Pas