Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Një udhëzues praktik për pjesën më tragjike të Kupës së Botës

2018/06/24 at 2:36 PM
në Komente
Kohë leximi: 4 min
A A
Një udhëzues praktik për pjesën më tragjike të Kupës së Botës

Ka një strategji optimale; ji I përgatitur


Kur Kupa e Botës, që po zhvillohet në Rusi, do të kalojë në fazën e eliminimeve direkte në 30 qershor vëmendja do të fokusohet në goditjet e penalltive, pasi nëse ndeshja do të përfundojë barazim në kohën e rregullt do të jenë penalltitë që do të vendosin fatin; një farë kokë a pil. Dyzet vjet më parë, nëse një ndeshje dilte barazim pas 120 minutave, fituesi përzgjidhej përmes një shorti me monedhë. Por në 1978 rregullat ndryshuan për të krijuar një shans që të varej nga aftësitë. Por çështja që shtrohet është se sa shumë ndikojnë aftësitë? Që nga 1982, kompeticioni I parë I Kupës së Botës ku u vendos goditja nga 11 metërshat dhe ku realisht ndodhi, kanë qenë 26 takime të tjera – me shtatë nga 18 ekipet pjesmarrëse në nëntë kompeticionet e fundit që kanë arritur të kalojnë në fazën tjetër falë penalltive, dhe mes tyre kemi dy finale që janë vendosur prej penalltive (finalja 1994 dhe ajo e 2006).

Formati është I thjeshtë. Ekipet godasin me radhë pesë goditje nga 11 metërshi secila. Nëse rezultati është barazim pas pesë goditjeve për ekip atëherë në lojë futet “penalltia e fundit”; duke qenë se fitorja mund të arrihet nga një gol I vetëm në rast se kundërshtari nuk arrin të shënojë pas saj. Nëse kjo është tërësisht e varur nga fati është e diskutueshme. Analiza tregon se nuk ka asnjë lidhje mes aftësisë së një ekipi dhe suksesit të saj në goditjen e 11 metërshave. Ajo çfarë sugjeron analizimi I goditjeve të penalltive është mënyra se sim und të përmisojmë rezultatet për të arritur fitoren.

E para është; të godasësh I pari, nëse të jepet mundësia. Ky opsion është I varur nga hedhja e monedhës përpara goditjes. Por nëse fiton të drejtën e zgjedhjes duhet të kërkosh goditjen e parë nga pika e 11 metrave, sipas  Ignacio Palacios-Huerta të London School of Economics. Pas një analize të 1.000 goditjeve nga pika e 11 metrave në Kupën e Botës dhe kompeticioneve të tjera Dr. Palacio -Huerta zbuloi se ekipet që godasin të parat kanë 60% shanse të fitojnë. Për më tepër, kapitenët që fitojnë betejën e monedhës zgjedhin zakonisht këtë opsion, kështu që FIFA, qeveria qendrore e futbollit botëror, po përpiqet të krijojë një system të ngjashëm me tiebreak të tenisit, në të cilën ekipi A dhe ekipi B marrin radhën e goditjes së parë; në fillim AB dhe pasta BA dhe pastaj AB e kështu me radhë. Kupa e botës që po luhet në Rusi, do të mbajë formatin AB dhe më pas AB, pra klasikun.

Pas hedhjes së shortit, ekipet vendosin në lidhje me cilët lojtarë do të godasin penalltitë. Trajnerët zakonisht zgjedhin lojtarët më të mirë për të goditur në fillim, duke lënë lojtarët më të dobët në fund. Goditësit janë të suksesshëm, mesatarisht në ¾ e goditjeve, sipas analizave të penalltive të shqyrtyara nga The Economist. Gjithsesi suksesi bie me 12 pikë përqindje për goditjen e katërt, të pestë dhe penalltitë me eliminimin direkt. Pikërisht këtu nis edhe të duket avantazhi i goditësit të parë. Përqindja e suksesit në penalltinë e katërt për ekipin që godet i pari është 70% ndërsa për ekipin që godet i dyti është 56%. Analiza e kryer nga Dr Palacios-Huerta na sugjeron se rëndësia e epsë penalltive është në formën U: e para dhe e pesta kanë më shumë rëndësi; e treta ka më pak. Kështu që lojtari më i mirë, në teknikë apo që nuk ka probleme me stresin, duhet të zgjidhet duke pasur parasysh këtë skemë.

Pasi përcaktohen emrat e goditësve dhe topi vendoset në pikën e 11 metrave (36 këmbëve) nga porta e cila është 2.4 metra e lartë dhe 7.3 metra e gjerë. Një goditje e mirëkoordinuar do të vijë në drejtim të portës thuajse për gjysmë sekonda, kjo do të thotë që një portier duhet të hidhet paraprakisht (apo të parashikojë) në drejtimin në të cilin ai mendon se do të shkojë topi. Portierët kanë më problem goditjet në lartësi – ku vetëm 3% e penalltive që janë goditur në gjysmë lartësi janë pritur. Gjithsesi ka një tendencë për këto goditje që të mos jenë në kuadrat; 18% e goditjeve nga lart janë të tilla ndërsa 5% e goditjeve poshtë dalin jashtë. Në total, duke pasur parasysh goditjet jashtë porte apo dhe të pritura, goditjet lart janë më të suksesshme në 79% të rasteve krahasuar me 72% të goditjeve të ulëta.

Sa i takon drejtimit, majtas, djathtas apo në qendër, hedhja e [portierëve dhe pritjet e tyre janë gjithnjëë e më të pa parashikueshme. Të dhënat sugjerojnë se ka shumë pak diferencë në përqindjen e suksesit mes goditjes që synohen në t ëmajtë, të djathtë apo goditjet tokazi në qendër. Gjithsesi është më e lehtë për një lojtar që godet më të djathtën që t’i japë topit një shpejtësi duke synuar atë që sipas tij është e majta portës (pra e djathta e portierit) dhe anasjellas për lojtarin sallaks.. Mesatarisht, goditësit gjuajnë topin në këtë drejtim më natyral në 25% më shpesh se sa në drejtimin e kundërt. Portierët e dinë këtë preferencë dhe ndaj hidhen në drejtimin e këtyre rasteve të propozuara, në përpjekje për të qëlluar në shenjë.

Përgatitja është një pikë kyçe. Holandezët ndërruan portierin e tyre duke vendosur Tim Krul vetëm pak përpara goditjeve të penalltisë me Kosta Rikën në 2014. Lëvizje që funksionoi. Ai u hodh në drejtimet e duhura në të pesta goditjet dhe priti dy penallti. Por nga ana tjetër nuk ka asnjë shenjë determinuese për ndërrimet nën të njëjtën frymë në lidhje me goditësit e penalltive. Gjermania, me një përqindje suksesi prej 86% ka rekordin më të mirë sa i takon ekipeve ndërkombëtare. Anglia, nga ana tjetër, ka një përnqindje suksesi të llogaritur prej 66%.

 



Ju sugjerojmë

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!
Komente

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!

30 Qershor, 2021 8:55 pm
Dilema e hebrenjve
Komente

Dilema e hebrenjve

8 Prill, 2019 2:14 pm
Erjon Uka
Komente

Jo dembelë, por të pamotivuar

6 Prill, 2019 12:02 pm
Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi
Komente

Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi

5 Prill, 2019 3:15 pm
Erjon Uka
Komente

Lavdërim i paaftësisë

23 Mars, 2019 9:15 pm
A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?
Komente

A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?

25 Shkurt, 2019 8:13 am
Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë
Bota

Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë

23 Shkurt, 2019 8:00 pm
Antisemitizmi në rritje
Komente

Antisemitizmi në rritje

22 Shkurt, 2019 12:33 pm
Mustafa Nano: Problemi ynë nuk janë tradhtarët, por trutharët
Komente

Basti i rëndë dhe i rrezikshëm i Lulzim Bashës

20 Shkurt, 2019 11:38 am
Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen
Bota

Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen

17 Shkurt, 2019 12:30 pm
Para
Anglia nuk përmbahet, 3 gola që në pjesën e parë

Anglia nuk përmbahet, 3 gola që në pjesën e parë

Jehona e golave kuqezi, kjo video po tërbon më keq serbët

Festuan me simbolin e shqiponjës, Zvicra mbështet gjestin e Xhakës dhe Shaqirit

Vjen goli i parë, shënon Anglia

Përfundon pjesa e parë mes Anglisë dhe Panamasë, “Luanët” godasin 5 herë portën kundështare
















TE FUNDIT

Shqipëria në BE në 2030? Ja si përgjigjet Presidenti i KiE

Shqipëria në BE në 2030? Ja si përgjigjet Presidenti i KiE
15 Maj, 2025

Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama në Tiranë, Presidenti i KiE, Antonio Costa është shprehur i bindur se...

Lexo më shumë

Costa në Tiranë: Rezultati i zgjedhjeve tregoi dëshirën e shqiptarëve për BE-në

Costa në Tiranë: Rezultati i zgjedhjeve tregoi dëshirën e shqiptarëve për BE-në
15 Maj, 2025

Presidenti i Këshillit të Evropës, Antonio Costa ndodhet pasditen e sotme në Tiranë, ku dhe zhvilloi një konferencë të përbashkët...

Lexo më shumë

Votat e ardhura nga Greqia, Balla: Humbësit po pengojnë procesin!

Votat e ardhura nga Greqia, Balla: Humbësit po pengojnë procesin!
15 Maj, 2025

Edhe një herë, , përfaqësuesi i PS për Diasporën, Taulant Balla i bëri thirrje kreut të KQZ-së që të lexohet...

Lexo më shumë

Rama në konferencë me Presidentin e KE: Brenda 2027 mbyllim negociatat!

Rama në konferencë me Presidentin e KE: Brenda 2027 mbyllim negociatat!
15 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama po zhvillon pasditen e sotme një konferencë të përbashkët me presidentin e KiE, Antonio Costa. Kreu i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com