Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Një udhëtim virtual në Rrugën e Arbrit

2018/12/04 at 2:56 PM
në Kryesore, Life Style
Kohë leximi: 3 min
A A
Një udhëtim virtual në Rrugën e Arbrit

Vodafone shënoi sot një tjetër arritje të rëndësishme në industrinë e komunikimeve elektronike në Shqipëri, duke prezantuar për herë të parë në vend eksperiencën e rrjetit Gigabit, rrjeti më i shpejtë i përjetuar deri më sot në tregun tonë. Gjatë eventit të organizuar sot në zyrat qendrore të Vodafone Albania, falë rrjetit Gigabit u realizua në kohë reale një udhëtim virtual në rrugën e Arbrit, një prej projekteve infrastrukturore në ndërtim.


Ministri i Infrastrukturës dhe Energjetikës, z. Damian Gjiknuri u ftua të ishte i pari për të provuar eksperiencën e rrjetit ultra të shpejtë Gigabit. Direkt nga zyrat e Vodafone, pa nevojën për të udhëtuar drejt kantierit të ngritur në zonën e Klosit, Ministri Gjiknuri pati mundësinë të monitorojë në kohë reale ecurinë e punimeve në rrugën e Arbrit, nëpërmjet një lidhjeje direkte nga kamera e dronit në syzet VR. Transmetimi live i videos në cilësinë maksimale 4K u mundësua nga kapaciteti i rrjetit Vodafone Gigabit, i aftë për të transmetuar të dhëna në milisekonda, pa vonesa pavarësisht distancave të largëta.

“Ky është një hap përpara për industrinë. Kjo përvojë mund të dëshmojë që koncesionet e rrugëve po punojnë. Ne si qeveri jemi plotësisht të gatshëm për të bashkëpunuar dhe për ta sjellë Shqipërinë në rrugën e re të rrjetit 5G, duke bërë që të gjitha përfitimet e biznesit dhe të individit të kenë qasje në risitë teknologjike “, tha z. Gjiknuri.

Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania, z. Achilleas Kanaris tha: “Vodafone ofron kapacitetin, rrjetin global, ekspertizën, inovacionin dhe zgjidhjet e ndërlidhura për të përshpejtuar dhe mundësuar evolucionin digjital. Vodafone po krijon shoqërinë e Gigabit në të gjitha tregjet ku operon, dhe Shqipëria është në të njëjtën udhë të investimeve dhe zhvillimit teknologjik së bashku me tregjet e tjera të mëdha evropiane si Gjermania, Italia, Spanja etj. Rrjeti Gigabit, do të revolucionarizojë tregun, përvojën e biznesit dhe klientit. Ne e quajmë këtë revolucionin e ri industrial, ku fuqizimi ekonomik nëpërmjet risive teknologjike do të ndryshojë përgjithmonë mënyrën se si jetojmë”.

Industritë si shëndetësia, arsimi, logjistika, bujqësia, transporti, energjia dhe shumë të tjerë do të ndryshojnë tërësisht falë këtij revolucioni digjital. Teknologjia në një shoqëri Gigabit do të mundësojë automatizimin më të madh të shërbimeve, inteligjencën artificiale (AI), Internetin e Gjërave (IoT) dhe Vodafone së bashku me qeverinë do të punojnë për t’i sjellë këto përfitime edhe në Shqipëri.

Vodafone po transformohet në një kompani Gigabit, për të udhëhequr këtë revolucion. Deri në vitin 2023, Vodafone Albania do të jetë një lider digjital, duke ofruar zgjidhje teknologjike dhe inovacion të vazhdueshëm në vendin tonë.

Vodafone Albania është e pranishme në tregun shqiptar që nga viti 2001, dhe deri më sot ka investuar mbi 1.4 miliard € në vend. Si një prej kompanive më të përgjegjshme, Vodafone Albania i dedikon fonde të konsiderueshme projekteve sociale si edhe është një prej punëmarrësve më të spikatur në treg për politikat e zhvillimit dhe rekrutimit të të rinjve.



Ju sugjerojmë

“Kur mbaron mandati misionarit?”/ Berisha: Kur shqiptarët të votojnë të lirë
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Daum, Berisha: Mbylli sytë në atdheun e tij të dytë

12 Korrik, 2025 7:43 pm
U rrëzua në banesën e tij, humb jetën i moshuari në Tiranë
Kronikë

Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Shkodër, plagoset një person

12 Korrik, 2025 6:44 pm
Pranga se ndërtoi pa leje në Voskopojë/ Procedohen 2 punonjës të IMT, pezullohen..
Aktualitet

Pranga se ndërtoi pa leje në Voskopojë/ Procedohen 2 punonjës të IMT, pezullohen..

12 Korrik, 2025 4:06 pm
Ekstradohen 3 shqiptarë nga Greqia, Belgjika dhe Serbia/ Ja për çfarë akuzohen
Kronikë

Ekstradohen 3 shqiptarë nga Greqia, Belgjika dhe Serbia/ Ja për çfarë akuzohen

12 Korrik, 2025 3:51 pm
Euro në rënie të lirë/ Ja sa po këmbehet monedha evropiane
Aktualitet

Euro në rënie të lirë/ Ja sa po këmbehet monedha evropiane

12 Korrik, 2025 3:42 pm
(VIDEO)Vijon aksioni në Theth, banorit që po i shemben vilat u shërben policëve ujë
Aktualitet

(VIDEO)Vijon aksioni në Theth, banorit që po i shemben vilat u shërben policëve ujë

12 Korrik, 2025 3:00 pm
Rama: Stop qumështit, mishit dhe prodhimeve të bulmetit pa faturë! Sekuestro nga..
Aktualitet

Rama: Stop qumështit, mishit dhe prodhimeve të bulmetit pa faturë! Sekuestro nga..

12 Korrik, 2025 2:41 pm
U zunë në mënyrë të paligjshme/ Lirohen hapësirat publike në Tiranë, 2 në procedim
Aktualitet

U zunë në mënyrë të paligjshme/ Lirohen hapësirat publike në Tiranë, 2 në procedim

12 Korrik, 2025 2:10 pm
‘Në shtetrrethim’/Berisha:Ramaduro i shkatërron Thethit dhe veriut turizmin. Dënoj..
Aktualitet

‘Në shtetrrethim’/Berisha:Ramaduro i shkatërron Thethit dhe veriut turizmin. Dënoj..

12 Korrik, 2025 1:57 pm
Ndahet nga jeta në Kavajë ish-ambasadori gjerman, Werner Daum
Aktualitet

Ndahet nga jeta në Kavajë ish-ambasadori gjerman, Werner Daum

12 Korrik, 2025 1:39 pm
Para
44-vjeçarja që peshon 136 kg, mbyt të dashurin duke i hipur sipër

44-vjeçarja që peshon 136 kg, mbyt të dashurin duke i hipur sipër

Majk tregon pse nuk martohet: Femra papunë me çanta dhe iphone 1 mijë euro

Majk tregon pse nuk martohet: Femra papunë me çanta dhe iphone 1 mijë euro

Kompozitori vë në siklet Bietën:Nuk do të puth gruan duke të pasur ty këtu

Kompozitori vë në siklet Bietën:Nuk do të puth gruan duke të pasur ty këtu
















TE FUNDIT

Tarifat e SHBA ndaj BE, presidenti francez kundër: Të arrijmë një marrëveshje

Macron: Europa ka nevojë për një model të qëndrueshëm të marrëdhënieve me Rusinë
12 Korrik, 2025

Presidenti francez Emanuel Macron iu shtua zërave kundër nga Bashkimi Europian për tarifat prej 30% mbi eksportet e BE-së në...

Lexo më shumë

Begaj vizitë në Ohër, takim me presidenten Siljanovska-Davkova

Begaj vizitë në Ohër, takim me presidenten Siljanovska-Davkova
12 Korrik, 2025

Presidenti i vendit, Bajram Begaj ka zhvilluar një vizitë në Ohër, me ftesë të homologes së tij, Siljanovska-Davkova. Përmes një...

Lexo më shumë

Deklarata që i kushtoi shtrenjtë, Bill Gates është 51 miliardë dollarë më i varfër

Deklarata që i kushtoi shtrenjtë, Bill Gates është  51 miliardë dollarë më i varfër
12 Korrik, 2025

Pasuria e bashkëthemeluesit të Microsoft-it, Bill Gates, ka rënë ndjeshëm me 51 miliardë dollarë në vetëm disa ditë, pas deklaratës...

Lexo më shumë

Franca njofton paktin për krijimin e Shtetit të Kaledonisë së Re

Franca njofton paktin për krijimin e Shtetit të Kaledonisë së Re
12 Korrik, 2025

Franca dhe Kaledonia e Re kanë arritur një marrëveshje “historike”, përmes së cilës arkipelagu përtej detit do të shpallet zyrtarisht...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com