Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Një udhëtim virtual me Shenjtoren në kohë, nga një cep i botës në tjetrin

2020/08/25 at 10:42 AM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 7 min
A A
Një udhëtim virtual me Shenjtoren në kohë, nga një cep i botës në tjetrin

Nga Mal Berisha


Sot është data 26 gusht, datëlindjae Agnes Gonxhe Bojaxhiut (1910 – 1997), dikur e njohur në tërë botën si Nënë Tereza e Kalkutës, e sot Shën Tereza shqiptare. Për shumë kohë identiteti i saj shqiptar nuk përmendej për shkak të mohimit qëi bëri asaj qeveria komuniste e Tiranës. Sot atë e nderon tërë bota. Po ashtu bëjnë të tërë shqiptarët, kudo që ndodhen në të katër anët e globit, pavarësisht besimit që mbajnë. Për mua kjo ditë ka një vlerë  edhe më të madhe. Arsyen do ta them në fund të këtij shkrimi.

 

 

1985 – Krujë: Dëgjova për herë të parë për Nënë Terezën.

 Për herë të parë dëgjova për Nënë Terezën disa vjet përpara se të binte komunizmi. Ishte historiani i njohur krutan, Haxhi Goci, një mësues iluminist, lektor i mrekullueshëm dhe njohës i shkëlqyer i historisë, i pari që më tregoi për të. Me profesor “Xhiun” siç e thërrisnim, më lidhte një miqësi e jashtëzakonëshme. Ai ishte një njeri i ditur, bujar dhe shumë i dashur.

Një herë në Krujë, pasi mbaruam një mbledhje më thirri për drekë në shtëpinë e tij. E shoqja, Nadirja, një zonjë dhe amvisë e pashoqe na priti me tërë bujarinë që e karakterizon një familje krutane. Ata të dy, zonja dhe i zoti i shtëpisë, kishin një komunikim aq të këndshëm me njëri tjetrin. Në një dialog me shumë humor, profesori iu drejtua të shoqes:

“Hajde Nadire, na shtro tavolinën se ti i bon gjonat ma mirë se asnjë, madje ia kalon edhe Nanë Terezës!”

“Qyqja Xhio, amon mos e përmend atë grue se do na marrësh m’qafë kalamojat. Amon mos e përmend at’gru t’Zotit!”, ia ktheu ajo.

“Nadire t’kam thanë, Nanë Tereza asht shqiptare edhe ka për të ardhë dita që kanë me e njoftë edhe shqiptarët, se atë e njeh edhe e respekton e gjithë bota. U bomë ne!” ia ktheu profesori asaj.

Ishte hera e parë që e dëgjoja një emër të tillë dhe në fakt nuk po merrja vesh se për kë bëhej fjalë.

Dreka u shtrua, Xhiu siç e kishte zakon filloi të thoshte:

“Vrej, mos thuaj se nuk ti kom vu gjithë k’to asortimente përpara! Se kshtu bon kjo Nanë Tereza ime!  Profesori filloi të numëronte të gjitha gjërat që kishim përpara në tavolinë dhe ne që të dy qeshnim e qeshnim! Dreka ishte shumë e shijshmefalë bujarisë së atyre njerëzve të mrekullueshëm. Por Xhiu çdo gjë e lidhte shumë bukur me situatën dhe më tha:

“Dije se ne kot nuk e kemi marrë çertefikatën e popullit që ushqehet ma mirë në botë. E kemi meritue. Bota janë dukevdekë për bukë!”

Pastaj ia dha një të qeshure cinike.

E pashë me adhurim të jashtëzakonshëm atë mënyrë komunikimi të atyre dy njerëzve. Me të mbaruar drekën profesori më tha:

“Due më të thanë diçka që ndoshta nuk e di. Është një grue e vogël shqiptare po shumë e famshme, Gonxhe Bojaxhiu e ka pasë emrin. Unë i thërras Nadires, Nanë Tereza se është edhe kjo bamirëse” e përfundoi frazën duke qeshur me të madhe.

Pastaj më shpjegoi shumë gjëra për të dhe vijoi:

“Po këta nuk e duan”, dhe bëri me dorë nga komiteti, “se është katolike edhe e duan shumë amerikanët. Ajo ka marrë çmimin Nobel për Paqë dhe dekoratat më të larta të shtetit amerikan. Edhe Presidenti Regan e dekoroi po nuk tha se është shqiptare, po se ka lindë në Jugosllavi. Kaq keq e kanë ngatërru këta që e mohojnë sa edhe Presidenti i Amerikës, në fjalën e tij gaboi keqas kur tha se ajo është nga Jugosllavia kur kësaj të fundit i duheshin edhe tetë vite që të vinte në jetë,që nga koha kur pat lindur ajo. Në të vërtetë, vazhdoi profesori, ajo ka lindur në Shkup në një familje shqiptare me babë e me nanë nga Prizreni. Ndoshta do të vijë dita ta njohim edhe ne bijën tonë ashtu siç e njeh tërë bota!”

Kjo ishte hera e parë që dëgjoja për Nënë Terezën.

1986 – Tiranë: Rrëfime për Nënë Terezën nga artisti Fatos Zajmi

Njohja ime me Nënë Terezën u shtua edhe kur Fatos Zajmi, një valltar i famshëm i Ansamblit të Shtetit në Tiranë më tregoi një histori për nënën dhe motrën e Nënë Terezës. Familja Zajmi ishte nga Kosova. Unë  nuk i dija rrethanat dhe lidhjet e asaj familje me njerëzit e Nënë Terezës në Shqipëri, por di që kur Fatosi vinte tek shtëpia ime në Mamurruas më fliste për to, si murgesha apo njerëz të veçuar, tëvetmuar dhe përçmuar që kishin jetuar në shtëpinë e Avni Zajmit. Shtëpia ishte pranë Kishës Katolike në Tiranë. Aty qëndruan nëna e Shën Terezës, Dranja dhe motra e saj Agja. Vëllai Lazri kishte ikur në Itali. Më vonë ato ndërruan vend dhe vdiqën në vetmi dhe mjerim njëra pas tjetrës në vitin 1972, Dranja dhe mëpas Agja më 1973. Fatosi tregonte sesi ato dy zonja e bënin jetesën me thonjtë e tyre duke bërëpunë dore.  Natyrisht me një vëlla si Lazri, ish oficer i ushtrisë shqiptare të kohës së mbretërisë, me vajzën dhe motren Gonxhen në urdhërin e saj katolik në Kalkuta, nuk kishte asnjë mundësi të trajtoheshin ndryshe.

1992 –Tiranë: Meshë në Kishën Katolike tek Rr. E Kavajës, me praninë e vetë Nënë Terezës

Vitet kaluan dhe në vitin 1992, pata rastin ta shoh me sytë e mi Nënë Terezen në Kishën Katolike, tek Rruga e Kavajës. Aty në prani të Presidentit të Republikës,  Dr. Sali Berisha, ajo mbajti një meshë.  Ashtu e butë, e vogël, e urtë, iu drejtua asaj grigje më aq dashuri dhe sikur asgjë e keqe nuk kishte ndodhur në jetën e saj. Deviza e saj se prej gjaku jam shqiptare, me shtetësi indiane, prej feje katolike, i takoj botës, prej zemre i takoj krejtësisht zemrës së Krishtit, u pa edhe atë natë në atë proçesion fetar.

 5 Shtator 1997 – Stamboll:Homazhe për Nënë Terezën

Me datën 5 Shtator 1997, ndërroi jetë Nënë Tereza. Në atë kohë shërbeja si Konsull i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë në Vilajetin e Stambollit. Konsullata jonë, organizoi homazhe në nderim të Nënë Terezës duke hapur Librin e Ngushëllimeve. Ato ditë ne pritëm e përcollëm shumë miq të Shqipërisë nga shumë konsullata. Po ashtu i shkëmbyem ngushëllimet reciproke me njëri tjetrin dhe me Kryekonsullin e Indisë së asaj kohe në Stamboll, z Harish Dogra.

Në atë ditë u njoftuam se ish – Presidenti i Shqipërisë, Dr. Sali Berisha, njeriu që i kishte dhënë pashaportën shqiptare si dhe Medaljen e Flamurit, dekorata më e lartë që jep shteti shqiptar, Nënë Terezës, do të merrte pjesë në funeralin e saj në Kalkuta. Për shkak se India nuk kishte mision diplomatik në Tiranë, marrja e vizës indiane ishte një problem që duhej zgjidhur në mënyrën më të shpejtë. Kjo gjë u bë një ndër episodet më“aventureske” por edhe më fisnike që një diplomat në një zyrë konsullore  mund të realizonte. Ndërsa aplikanti ishte në Tiranë, zyra konsullore indiane në Stamboll, udhëtimi do të fillonte të nesërmen nga Rinasi për Frankfurt e Kalkuta, neve na duhej të dyluftonim me kohën që na jepte vetëm disa orë në dispozicion. Megjithatë, ia dolëm që ta sillnim pashaportën nga Tirana në Stamboll, ta stamponim vizën në Konsullatën Indiane dhe ta kthenim përsëri në Rinas në momentin kur avioni po nisej për Frankfurt. E gjitha kjo u krye në më pak se pesë gjashtëorë.  Të nesërmen CNN International transmetoi delegacionin shqiptar në Kalkuta duke bërë homazhe pranë arkivolit të Nënë Terezës:ish – Presidentin Sali Berisha, Presidentin Mejdani, dhe Kreytarin e Partisë Demokristiane, gazetarin dhe botuesin Nikollë Lesi.

1999 – New Jersey SHBA: Një telefonatë rastësore që më gëzoi me Nanë Terezën

Isha në apartamentin tim në New Jersey të ShBA –së, atë ditë Janari të vitit 1999. Më duhej të telefonoja një kompani telefonash për të kërkuar sesi mund të lidhja një shërbim tjetër online. Në anën tjetër të linjës u përgjigj një zë gruaje. Ajo ishte shumë e sjellshme dhe më sqaroi për çdo gjë që e pyeta. Kur mbaruam ajo, duke më kërkuar ndjesë, më pyeti se nga isha unë? Mendova se e kishte kuptuar që nuk isha amerikan nga aksenti.

“Nga Shqipëria”, iu përgjigja.

Ajo reagoi menjëherë dhe më tha:

“O Zot i Madh! Të jem kaq me fat unë sot?”

“Po përse”, ithashë, “çfarë të bëri të ndjehesh kaq me fat?”

“E parandjeva se ju jeni nga ai vend, nga mbiemri, prandaj të pyeta. Tani që u binda, e ndjej se unë jam me shumë fat.”

Po si ka mundësi? e pyeta.”

“Sepse, ju keni gjak në damarët tuaj nga gjaku i idhullit më të madh të jetës time: Nënë Terezës.”

 

 

2012 – Londër – Westminster Abbey: Përkujtimore“Për Shën Terezën”

Në ditën e Nënë Terezës së vitit 2012, Lordi Alan Watson, një nga burrat më autoritar të Dhomës së Lordëve anglezë, dëshiroi që të organizonte një veprimtari në atë që njihet si Westminster Abbey Undercroft në bashkëpunim me Fondacionin “Nënë Tereza” në Tiranë. Bëmë shumë përgatitje. Nga Tirana ftuam Presidenten e Fondacionit Nënë Tereza, Dr. Liri Berisha. Sponsor të aktivitetit u bënë British Petroleum dhe Presidenti i Dhomës së Tregtisë Shqiptaro – Britanike, z. Zenel Hoxha. Dekani i Abacisë John Hall na vuri në dispozicion gjithçka që duhej për ta realizuar atë veprimtari sa më me sukses.

Me Dr. Liri Berisha dhe shumë miq të ambasadës, më së shumti britanikë por edhe shqiptarë, e organizuam atë mbrëmje në underkroftin e Katedrales në mënyrën më solemne të mundshme, krejt siç e meritonte Ajo dhe siç e donte vendi ku organizohej. Lordi Watson mbajti një fjalim që do të mbahet mend gjatë për Nënë Terezën si dhe për popullin shqiptar.

26 Gusht 2020 – Tiranë: Një arësye më shumë për ta nderuar Shën Terezën.

Me këtë shkrim, sot në këtë datë të lindjes së Shën Terezës, dua të bëj një homazh në nderim të emrit dhe të veprës së Saj në dobi të njerëzimit dhe të vetë kombit shqiptar.

Të gjthë ne shqiptarët kemi arsye ta kujtojmëe nderojmë Shën Terezën!

Sado e thjeshtë dhe formale të duket, unë kam edhe një arsye më shumë që më kujton gjithmonë këtë ditë:

Kam lindur në një datë me Shenjtoren: Si sot, më 26 Gusht!



Ju sugjerojmë

A është vërtet më afër se kurrë një marrëveshje paqeje për Ukrainën?
Bota

A është vërtet më afër se kurrë një marrëveshje paqeje për Ukrainën?

17 Dhjetor, 2025 8:35 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 17 dhjetor 2025

17 Dhjetor, 2025 8:33 am
Lala: 15 celularë të sekuestruar për çështjen e ish-kreut të ARRSH-së
-U tha në Opinion

Lala: 15 celularë të sekuestruar për çështjen e ish-kreut të ARRSH-së

16 Dhjetor, 2025 11:08 pm
Agron Shehaj për drejtoreshën e AKSHI-t: As emri nuk i përmendej në Parlament
-U tha në Opinion

Agron Shehaj për drejtoreshën e AKSHI-t: As emri nuk i përmendej në Parlament

16 Dhjetor, 2025 11:03 pm
Hetimet e SPAK/ Ironia e Shkullakut: Kur preket Surreli, në djall të vejë Brukseli
-U tha në Opinion

Hetimet e SPAK/ Ironia e Shkullakut: Kur preket Surreli, në djall të vejë Brukseli

16 Dhjetor, 2025 10:35 pm
Ndalohet studenti, parandalohet sulmi terrorist në Poloni
Bota

Ndalohet studenti, parandalohet sulmi terrorist në Poloni

16 Dhjetor, 2025 9:31 pm
Si u shpërnda në mbarë Europën një gjen kanceri i rrallë?
Bota

Si u shpërnda në mbarë Europën një gjen kanceri i rrallë?

16 Dhjetor, 2025 8:49 pm
Krijohet komisioni për dëmet e luftës në Ukrainë, konventa miratohet në Hagë
Bota

Krijohet komisioni për dëmet e luftës në Ukrainë, konventa miratohet në Hagë

16 Dhjetor, 2025 8:24 pm
Salianji takim me demokratët e Elbasanit, merrni pjesë në protestën e 22 dhjetorit
Politikë

Salianji takim me demokratët e Elbasanit, merrni pjesë në protestën e 22 dhjetorit

16 Dhjetor, 2025 7:48 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident me vdekje në aksin Tapizë-Fushë Krujë, shoferi 19-vjeçar përplas këmbësorin

16 Dhjetor, 2025 7:45 pm
Para
Greqi/Punonjësi shqiptar gjendet i vdekur në anijen e mallrave

Greqi/Punonjësi shqiptar gjendet i vdekur në anijen e mallrave

Italia kërkon ekstradim për të besuarin e “Ndranghetas” në Shqipëri

Italia kërkon ekstradim për të besuarin e “Ndranghetas” në Shqipëri

Tërmet i fortë trondit Perunë

Tërmet i fortë trondit Perunë
















TE FUNDIT

A është vërtet më afër se kurrë një marrëveshje paqeje për Ukrainën?

A është vërtet më afër se kurrë një marrëveshje paqeje për Ukrainën?
17 Dhjetor, 2025

Shtetet e Bashkuara sapo përfunduan dy ditë bisedimesh me negociatorë ukrainas dhe evropianë në Berlin të Gjermanisë, të ndjekura nga...

Lexo më shumë

Horoskopi, 17 dhjetor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
17 Dhjetor, 2025

DASHI Një ditë interesante, Dash, sepse ju pret një vendim që e keni shtyrë për një kohë të gjatë. Ky...

Lexo më shumë

Lala: 15 celularë të sekuestruar për çështjen e ish-kreut të ARRSH-së

Lala: 15 celularë të sekuestruar për çështjen e ish-kreut të ARRSH-së
16 Dhjetor, 2025

Gazetarja e kronikës Klodiana Lala, ndërsa ishte e ftuar në emisionin “Opinion” në TV Klan mbrëmjen e sotme, më 16 dhjetor, foli...

Lexo më shumë

Agron Shehaj për drejtoreshën e AKSHI-t: As emri nuk i përmendej në Parlament

Agron Shehaj për drejtoreshën e AKSHI-t: As emri nuk i përmendej në Parlament
16 Dhjetor, 2025

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka folur për hetimet dhe masat e dhëna nga SPAK në lidhje me abuzimet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com