Nga masat e policisë të ndërmarra në kryeqytet në kuadër të vizitës së Sekretarit Amerikan John Kerry, një i ri ka përfunduar i shoqëruar në polici si i dyshimtë.
Ai ishte një turist i huaj dhe mbantë në sup një çantë, që me sa duket ka krijuar më shumë pasiguri për policët, të cilët e kanë shoqëruar në komisariat për verifikime, pasi e kanë ndaluar në sheshin “Skënderbej”.