Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Një trup si i Jennifer Lopez? Zbuloni sekretet e ushqimit të saj

2018/01/28 at 2:00 AM
në -Shëndeti
Kohë leximi: 3 min
A A
Një trup si i Jennifer Lopez? Zbuloni sekretet e ushqimit të saj

MIAMI, FL - APRIL 27: Jennifer Lopez attends the Billboard Latin Music Awards at Watsco Center on April 27, 2017 in Miami, Florida. (Photo by Jason Koerner/Getty Images for Billboard)

Mund të kaloni orë të tëra në Instagramin e Jennifer Lopez duke parë muskujt e barkut, këmbët, vithet, krahët dhe të vrisni mendjen, si ia bën kjo grua të duket kaq e bukur dhe e re, pavarësisht se është 47 vjeçare.

Por një përgjigje ekziston dhe kjo është falë regjimit të rreptë në ushqim dhe ushtrim.

Më poshtë janë disa nga ushqimet që Lopez konsumon më shumë dhe ato që nuk i fut kurrë në gojë.

Vaktet e saj nuk kanë kurrë ushqim të përpunuar

Mbi të gjitha, pothuajse çdo gjë që Jennifer Lopez ha është organike.

Një drekë tipike e saj përfshin salmon dhe një sallatë të mbushur me perime.

Brokoli, speca dhe kungull (zucchini) të spërkatura me pak vaj, uthull të bardhë dhe erëza, është sallata e saj e preferuar, ashtu siç është sallata kale me djathë të freskët dhe fara të pjekura kungulli.

Në drekë, ajo konsumon proteinë.

“Më pëlqen mishi i derrit dhe pulës, sidomos i stilit portorikan!” është shprehur Lopez në një intervistë për Us Weekly.

Midis vakteve, ha pak, por shëndetshëm

Nëse do flasim për axhendën e Jennifer Lopez, pa diskutim që ajo ka një ditë tepër të ngarkuar.

Por pavarësisht kësaj, ajo nuk ha midis vakteve hamburger, apo ndonjë ushqim tjetër të shpejtë, por merr fruta nga shtëpia:

“Unë gjithmonë konsumoj ushqime të shëndetshme, si fruta dhe perime, të cilat i marr me vete kudo,” zbuloi ajo gjatë një interviste për revistën People.

Copa të vogla çokollate (chocolate chips) janë dobësia e saj

Kur Lopezin e kap nepsi, çokollatat e vogla tek akulloret ose biskotat, janë kënaqësia e saj më e madhe. Këtë sekret e zbuloi i dashuri i saj, Alex Rodriguez për programin The View.

b3d7116f360f1b1458413ab6ba7dcf48 j lopez jennifer lopez

Ajo nuk i përmbahet vetëm një lloj ushtrimi

Ajo është Jennifer Lopez dhe sigurisht mund të mbajë dy trajnerë personalë.

Kur është në Los Anxhelos, Lopez trajnohet me Tracy Anderson, i njohur për ushtrime të lirshme dhe jo tepër impenjative, por që fokusohen tek vithet dhe kofshët, ndërsa kur është në Nju Jork, Lopez trajnohet me David Kirsch, i famshëm për ushtrime të fuqishme si boks, shtytje etj.

Ajo e pëlqen faktin që ata kanë dy qasje krejtësisht të ndryshme, pasi e ndihmojnë të mbajë në formë çdo pjesë të trupit.

JLo nuk fut në gojë këto tre gjëra

Të gjithë kemi nepse që nuk i rezistojmë dot, por Jennifer Lopez nuk ia jep vetes kënaqësinë të konsumojë këto tre gjëra: “Unë nuk pi alkool, duhan, apo kafe”, ka thënë ajo për UsWeekly.

Në rastet e rralla që asaj i pëlqen kafeja, gjithnjë është pa kafeinë.

Ka një arsye pse lëkura e saj ende duket kaq e re

Dhe kjo është fraza që nënat thonë prej vitesh: “Unë rrallë herë ekspozohem në diell, por edhe nëse dal në diell, vendos shumë krem mbrojtës,” ka thënë Lopez për UsWeekly.

Mos konsumimi i alkoolit dhe kafes është një tjetër arsye për të mbajtur një lëkurë të pastër dhe të freskët: “Ato me të vërtetë e shkatërrojnë lëkurën, me kalimin e moshës.”

Ja çfarë bën Jennifer për të vënë përfund nepsin

Proteina është numri 1,” ka thënë ajo për Hello!. “Më ngop dhe ndjehem e tillë për një kohë të gjatë”. Shumë herë Lopez kështu e fillon ditën.

Ajo konsumon një pijë proteinike me pluhur hirre, manaferra, kos dhe mjaltë./dritare.net


Etiketa: jennifer lopezshendetitrupiushqimi


Ju sugjerojmë

Shtohen rastet e ndërhyrjeve në zemër/Shkak, kequshqyerja dhe mungesa e aktivitetit
-Shëndeti

Shtohen rastet e ndërhyrjeve në zemër/Shkak, kequshqyerja dhe mungesa e aktivitetit

11 Gusht, 2025 6:00 pm
Vera shton rastet me infeksione në lëkurë
-Shëndeti

Vera shton rastet me infeksione në lëkurë

10 Gusht, 2025 7:28 pm
Pandemia e Covid-19 mund ta ‘ketë plakur’ trurin tonë
-Shëndeti

Pandemia e Covid-19 mund ta ‘ketë plakur’ trurin tonë

23 Korrik, 2025 10:49 pm
OBSH paralajmëron për përhapjen e virusit ‘chikungunya’ nga mushkonjat
-Shëndeti

OBSH paralajmëron për përhapjen e virusit ‘chikungunya’ nga mushkonjat

23 Korrik, 2025 9:58 am
Instrumentet muzikore mbajnë trurin aktiv
-Shëndeti

Instrumentet muzikore mbajnë trurin aktiv

18 Korrik, 2025 1:59 pm
Aktiviteti fizik parandalon sëmundjet tumorale
-Shëndeti

Aktiviteti fizik parandalon sëmundjet tumorale

15 Korrik, 2025 11:18 am
Djegia nga dielli, dermatologia tregon se çfarë duhet të bëni për kujdesin e lëkurës
-Shëndeti

Djegia nga dielli, dermatologia tregon se çfarë duhet të bëni për kujdesin e lëkurës

8 Korrik, 2025 12:08 pm
Prodhohet në laborator minipankreasi/ Ja si krijohet hormoni i insulinës
-Shëndeti

Prodhohet në laborator minipankreasi/ Ja si krijohet hormoni i insulinës

3 Qershor, 2025 4:12 pm
Mrekulli shkencore në Itali/ Pacienti sfidon paralizën, ecën pas 4 vitesh
-Shëndeti

Mrekulli shkencore në Itali/ Pacienti sfidon paralizën, ecën pas 4 vitesh

30 Maj, 2025 11:58 am
Rikthehet “sëmundja e shekullit të shkuar”! Mjeku: Vjen nga “turizmi seksual”
-Shëndeti

Rikthehet “sëmundja e shekullit të shkuar”! Mjeku: Vjen nga “turizmi seksual”

29 Maj, 2025 2:59 pm
Para
Kikirikët mund t’i rrisni vetë në shtëpi, ja sa thjeshtë është

Kikirikët mund t’i rrisni vetë në shtëpi, ja sa thjeshtë është

5 mënyra si të luftoni pagjumësinë

5 mënyra si të luftoni pagjumësinë

E mitura në Shkodër denoncon kushëririn për ngacimim seksual

Këto janë fantazitë seksuale të femrave
















TE FUNDIT

Trump-Hamasit: Lironi pengjet dhe lufta mbaron menjëherë

Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
7 Shtator, 2025

Presidenti amerikan i ka paraqitur Hamasit një propozim të ri për një marrëveshje gjithëpërfshirëse: lirimin e të gjithë pengjeve (të...

Lexo më shumë

Gjermani/ Njihen më shumë diploma profesionale të të huajve

Gjermani: Njihen më shumë diploma profesionale të të huajve
7 Shtator, 2025

Një sinjal i mirë për migrantët: kush ka mësuar një profesion jashtë Gjermanisë, mund të ketë gjithnjë e më shumë...

Lexo më shumë

Pensionistët i rikthehen punës, INSTAT: U angazhuan 120 mijë në 2024

Auto-Skicë
7 Shtator, 2025

Shumë të moshuar në Shqipëri, në vend që të shijojnë qetësinë e pleqërisë, detyrohen të punojnë sërish disa në treg,...

Lexo më shumë

Trump reagon pas sulmeve në Ukrainë: Jemi gati të sanksionojmë Rusinë

CNN/ Pesë mënyra se si mund të përfundojë lufta Rusi-Ukrainë
7 Shtator, 2025

Presidenti Donald Trump sinjalizoi të sot se administrata e tij është gati të kalojë në fazën e dytë të sanksioneve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com