Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Një traumë përcakton politikën në Poloni

2018/04/10 at 11:18 PM
në Komente
Kohë leximi: 4 min
A A
Një traumë përcakton politikën në Poloni

Monika Sieradzka –


Tetë vjet më parë u rrëzua në Smolensk të Rusisë një avion, ku ndër viktimat ishte edhe presidenti i atëhershëm i Polonisë. Kryeministri Jaroslaw Kaczynski e përdor këtë ngarje për emocionalizimin e shoqërisë.

Si çdo vit edhe në vitin 2018, më 10 prill, në përvjetorin e rrëzimit të avionit në Smolensk, në Poloni mbahen mitingje patriotike dhe mesha fetare. Për kryetarin e partisë në pushtet, PiS, Jaroslaw Kaczynski, festimet e këtij viti janë veçanërisht të rëndësishme: Në parlament, në Varshavë, do të vendoset një pllakë përkujtimore për nder të vëllait të tij binjak, Lech Kaczynskit, i cili – asokohe president i Polonisë – vdiq në aksident tetë vjet më parë.

Presidenti i vdekur si një hero kombëtar

Në të gjithë Poloninë ndërkohë ka qindra pllaka përkujtimore dhe përmendore për Lech Kaczynskin. Por në parlamentin e Polonisë, Sejm, ai do të nderohet në një vend shumë të veçantë – në hyrjen kryesore, ngjitur me pllakën përkujtimore për Papa Gjon Palin II, i cili në Poloninë katolike trajtohet si hero kombëtar.

Prej tetë vjetësh përpiqet Jaroslaw Kaczynski ta portretizojë vëllanë e tij të zhdukur si hero kombëtar. “Ai u ka kthyer polakëve vetëdijen kombëtare dhe Polonisë dinjitetin,”  thotë ai në njërën prej ditëve përkujtimore që nuk mbahen vetëm më 10 prill, por çdo muaj. Zia për viktimat e tragjedisë, veçanërisht për vëllanë binjak të kryetarit të PiS-së, duket se nuk kanë fund.

Teoria e atentatit rus

Simbolika e dyfishtë fataliste e katastrofës është mëse e përshtatshme për këtë. Më 10 prill 2010, presidenti polak ishte me një delegacion të rangut të lartë rrugës për në Katyn, një fshat pranë Smolenskut në Rusinë perëndimore. Shtatëdhjetë vjet më parë, nga 3 prilli deri më 11 maj 1940, aty  ishin vrarë nga shërbimi i fshehtë rus 22 000 oficerë polakë; ngjarja njihet edhe si “Katyn”. Në 70-vjetorin e saj, pak kilometra nga Katyn, në aeroportin e vjetër ushtarak të Smolenskut, gjen vdekjen i gjithë delegacioni polak, – një skenar që për disa polakë ende është i pabesueshëm.

Russland Flugzeugabsturz von Smolensk - Lech Kaczynski getötet (picture-alliance/dpa/S. Chirikov)

Dhe kështu, teoritë e konspiracionit gëlojnë. Sondazhet tregojnë se 26 deri në 28 për qind e polakëve nuk besojnë te rastësia, por te një atentat i rusëve. Qeveria e drejtuar nga PiS hedh poshtë raportet zyrtare të Polonisë dhe Rusisë ku flitet për gabimet e pilotëve, udhëzimet e ngatërruara të kontrollorëve dhe gjendjen e rrënuar të aeroportit rus.

Feja smolenskine

Katastrofa vazhdon të shërbejë në Poloni si dinamit emocional, të cilin Jaroslaw Kaczynski e përdor për politikat e tij. Zbigniew Mikolejko nga Akademia Polake e Shkencave e quajti kryetarin e PiS një “të përzgjedhur” që mbi traumat e tij personale kishte ngritur një “fe smolenskine”. Aty hynte si martirizimi i të vdekurve, ashtu edhe simbolika e krishterë, kryqe dhe lutje. Por ka edhe “elementë paganë”, si parakalimet me pishtarë.

“Me këtë miks synohet të arrihen të gjitha grupet shoqërore – nga gratë e moshuara besimtare e deri te tifozët e futbollit, qytetarët e vegjël dhe nacionalistët”, thotë Mikolejko në një intervistë për DW. Është në natyrën e feve që të mbledhin grupe të ndryshme rreth një narrativi të përbashkët dhe pikërisht këtë po e bën me sukses kryetari i PiS.

Filozofi i fesë flet për një “emocionalizim” të politikës polake, tek i cili Kaczyński ka luajtur një rol të madh në vitet e fundit, me ritualet e tij për Smolenskun. Kishte qenë e lehtë për të, sepse shumë pjesë të shoqërisë nuk ndjeheshin të adresuar nga liberalët e orientuar nga biznesi. Ishte një neglizhencë e liberalëve që nuk arritën ta kuptojnë se “polakët kanë më shumë nevojë për heronj se kombet e tjera”, thotë Mikolejko.

Polen Jahrestag Absturz der polnischen Regierungsmaschine in Smolensk (Reuters/K. Pempel)

Tragjedia si një instrument politik

Shkrirja e ritualeve të ngjashme me ato fetare me politikën është për shumë njerëz një instrumentalizim i tragjedisë kombëtare. “Më kujtohet uniteti që mbizotëronte në Poloni menjëherë pas katastrofës. Por shumë shpejt Jaroslaw Kaczynski zbuloi se ai kështu mund të bënte një politikë efektive dhe ta përdorte vdekjen e vëllait të tij për qëllime politike,” thotë sociologu Jakub Bierzyński në një intervistë me DW. Sipas mendimit të tij, Kaczyński nuk besonte as vetë në teorinë atentatit rus, pasi ai ishte “një politikan shumë racional.” Por ai e përdorte teorinë e konspiracionit për qëllime të paracaktuara. “Është e papranueshme për shumë njerëz që 96 vetë kanë vdekur vetëm në këtë vend historik për shkak të një gabimi të bërë nga piloti. Kjo nuk ka kuptim”, thotë Bierzyński. Ai është i mendimit se me teorinë e atentatit Kaczynski përmbushi nevojën bazë të njeriut për të kërkuar një kuptim më të thellë të gjërave.”

Pasojat e katastrofës

Por kryetari i PiS e ka gjithmonë e më të vështirë që ta mbrojë me sukses tezën e tij. Dëshmi për shpërthimin që kinse rrëzoi avionin presidencial, nuk ka. Tetë vjet me radhë, muaj për muaj Kaczynski ka folur për ndriçimin e tragjedisë. “Ne do të fitojmë”, ishte parulla e tij – dhe me fjalën “fitore” kishte parasysh se do të gjente dëshmitë për atentatin. Por ka ca kohë që ai nuk e përjashton mundësinë se “e vërteta mund të mos zgjidhet përfundimisht”. Ditët përkujtimore, tek të cilat dikur merrnin pjesë me mijëra njerëz, e tani vetëm disa qindra, Kaczynski do t’i heqë fare. “Fitorja” e tij sa vjen e bëhet me më pak gjasa. Por katastrofa kombëtare dhe trauma personale e politikanit më të rëndësishëm të Polonisë po lënë gjurmë: Tek raportet e tendosura me Rusinë dhe përçarja brenda shoqërisë polake. / DW

Etiketa: politikapolonitraume


Ju sugjerojmë

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!
Komente

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!

30 Qershor, 2021 8:55 pm
Dilema e hebrenjve
Komente

Dilema e hebrenjve

8 Prill, 2019 2:14 pm
Erjon Uka
Komente

Jo dembelë, por të pamotivuar

6 Prill, 2019 12:02 pm
Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi
Komente

Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi

5 Prill, 2019 3:15 pm
Erjon Uka
Komente

Lavdërim i paaftësisë

23 Mars, 2019 9:15 pm
A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?
Komente

A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?

25 Shkurt, 2019 8:13 am
Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë
Bota

Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë

23 Shkurt, 2019 8:00 pm
Antisemitizmi në rritje
Komente

Antisemitizmi në rritje

22 Shkurt, 2019 12:33 pm
Mustafa Nano: Problemi ynë nuk janë tradhtarët, por trutharët
Komente

Basti i rëndë dhe i rrezikshëm i Lulzim Bashës

20 Shkurt, 2019 11:38 am
Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen
Bota

Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen

17 Shkurt, 2019 12:30 pm
Para
Roma turpëron Barcelonën, plas gallata në rrjetet sociale

Roma turpëron Barcelonën, plas gallata në rrjetet sociale

Guardiolës nuk i del e keqja: Gjyqtari më përjashtoi se i thashë që ishte gol

Guardiolës nuk i del e keqja: Gjyqtari më përjashtoi se i thashë që ishte gol

Video/ Goditja fatale që TVSH i jep bizneseve të vogla

Qindra mesazhe në 'Opinion': Skema e TVSH po falimenton biznesin e vogël
















TE FUNDIT

Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës

Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës
14 Maj, 2025

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka thënë të mërkurën në Prishtinë se nevojitet ulja e tensioneve në veri të...

Lexo më shumë

Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika

Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika
14 Maj, 2025

Pas rezultatit të zgjedhjeve të 11 Majit, ku deputeti demokrat nuk arriti të siguronte votat e mjaftueshme për fituar edhe...

Lexo më shumë

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin
14 Maj, 2025

Në emisionin “Stop” në Tv Klan është ankuar 91-vjeçari Bardhok Gjikola, i cili fillimisht ka pasur një problem me ndërtuesin,...

Lexo më shumë

Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!

Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!
14 Maj, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mblodhi në seli drejtuesit politikë të qarqeve pas humbjes në zgjedhjet e 11 Majit....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com