Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Një tranzit i suksesshëm drejt digjitalizimit. Ja shifrat që e dëshmojnë!

2023/02/01 at 6:57 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Një tranzit i suksesshëm drejt digjitalizimit. Ja shifrat që e dëshmojnë!

E po, dihet! Çdo gjë e re me të cilën përballemi është deri diku sfidë. Ndaj ishte normale që, kur qeveria njoftoi se nga 1 maji i vitit 2022 sportelet fizike do të mbylleshin dhe shërbimet shtetërore do të kalonin online, ngritëm pyetje të tipit: Sa gati jemi? Do arrijmë të mësohemi dot me sistemin e ri? Do t’ua marrim shpejt dorën aplikimeve online? Do arrijmë t’i përftojmë shërbimet në kohë? Shqetësimi ka qenë i madh, por vetëm në perceptim, pasi duket se në praktikë shifrat dëshmojnë të kundërtën: se si qytetarët edhe binzeset ua morën dorën “sporteleve” virtuale shpejt. Koha e shpenzuar për të përftuar këto shërbime u shkurtua dhe mbi të gjitha, u ul kostoja financiare (ku jemi më të ndjeshëm të gjithë!)

Por le të flasim me shifra deri në fund. Në portalin e-Albania ofrohen 1,227 shërbime elektronike (përgjigje për merakun tonë se a do të gjejmë të gjitha shërbimet që na duhen). 2.7 milionë qytetarë dhe biznese morën shërbime në e-Albania (prova se, pavarësisht merakut, ia morëm shpejt dorën portalit). Brenda një viti u gjeneruan 6.5 milionë dokumente me vulë elektronike (prova se digjitalizimi u shfrytëzua në maksimum!). U regjistruan 8.5 milionë aplikime për shërbime. 195,545 aplikime për licensa, leje dhe autorizime doganore për qytetarët dhe bizneset. U gjeneruan 4,027,626 certifikata të Gjendjes Civile me vulë elektronike, në shqip dhe gjashtë gjuhë të huaja. Nga ana tjetër, sistemi nuk ka menduar vetëm për të huajt në vendin tonë, por edhe për bashkëatdhetarët jashtë vendit, të cilët përftuan një sërë shërbimesh online (që më përpara duhet të vinin në Shqipëri që t’i aksesonin, çka ka pasur kosto kohe dhe parash për ta).

Por përtej shifrave dhe analizave sasiore, edhe analizat cilësore flasin për një tranzit të suksesshëm në shërbimet digjitale, të cilat përballuan me sukses edhe sfida të mëdha si pandemia apo sulmet kibernetike. Pensionistët dhe grupet më vulnerabël të shoqërisë morën shërbim online. U eleminuan raportet mjekësore në letër, falë automatizimit të raportit mjek-pacient-punëdhënës. Të njëjtin fat pati edhe raporti mësues-nxënës-prindër, falë digjitalizimit të shërbimeve arsimore. Edhe fermerët përftuan online nga Skema Kombëtare Mbështetëse. Procedurat për bizneset u lehtësuan, si për shembull, ato mund të pajisen me certifikatën e fiskalizimit brenda 60 minutave nga aplikimi.

Nuk është çudi që, ndryshe nga shërbimet e kryera fizikisht, shërbimet online ecin më shpejt, pasi këto shërbime janë të aksesueshme jo më në 8-orarëshe gjatë 5 ditëve të punës, siç ndodhte me sportelet fizike, por 24 orë në 24, 7 ditës të javës. Pa ndalim. 58 sisteme digjitale ndërveprojnë në Platformën Qeveritare të Ndërveprimit që gjithë ky fluks kërkesash të adresohet në kohën e duhur.

Kur analizon gjithë këto shifra, vlerësimi që Shqipëria ka marrë për procesin e digjitalizimit nuk është aspak surprizë. Jo më kot vendi ynë u rendit ndër më të avancuarit në shërbimet digjitale nga Brukseli,  në një raport të Komisionit Evropian. Edhe OKB-ja e renditi Shqipërinë të 8-ën në Evropë për zhvillimin e shërbimeve publike elektronike, kurse një institucion prestigjioz financiar si BERZH-i u shpreh vitin që lamë pas se vendi ynë është i pari në Ballkanin Perëndimor për transformimin digjital.

Nëse e tashmja është pozitive, e ardhmja do të jetë edhe më pozitive, duke pasur parasysh që programe të ndryshme janë zhvilluar e po zhvillohen për të rritur një brez digjital: në disa shkolla ka nisur kodimi që në klasë të parë, laboratorë TIK janë hapur në të gjithë vendin dhe një sërë projektesh synojnë edukimin digjital të të rinjve.

E tashmja dhe e ardhja kanë një emërues të përbashkët: digjitalizimin!

Ju sugjerojmë

SHBA: Gati paketë të re sanksionesh, nëse Rusia refuzon marrëveshjen e paqes
Bota

SHBA: Gati paketë të re sanksionesh, nëse Rusia refuzon marrëveshjen e paqes

17 Dhjetor, 2025 8:46 pm
Berisha pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD: Salianji është vetëpërjashtuar
Kryesore

Berisha pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD: Salianji është vetëpërjashtuar

17 Dhjetor, 2025 8:42 pm
“Fokusi vetëm te protesta”, detaje nga mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD
Kryesore

“Fokusi vetëm te protesta”, detaje nga mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD

17 Dhjetor, 2025 7:07 pm
Këshilli Kombëtar, Berisha: Ky takim u vonua për shkak të mbrojtjes së votës
Kryesore

Këshilli Kombëtar, Berisha: Ky takim u vonua për shkak të mbrojtjes së votës

17 Dhjetor, 2025 6:48 pm
Këshilli Kombëtar, mungon Salianji: S’desha të shmangin vëmendjen nga skandalet
Kryesore

Këshilli Kombëtar, mungon Salianji: S’desha të shmangin vëmendjen nga skandalet

17 Dhjetor, 2025 6:39 pm
Avokatja e Popullit shkon tek Erion Veliaj në burg, viziton edhe Lefter Kokën
Aktualitet

SPAK nuk i jep leje Veliajt të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak

17 Dhjetor, 2025 3:51 pm
Masakra në Australi, autori akuzohet për 59 vepra penale
Bota

Masakra në Australi, autori akuzohet për 59 vepra penale

17 Dhjetor, 2025 3:41 pm
Skandali “Qatargate”/ PE i heq imunitetin eurodeputetes italiane, Alessandra Moretti
Bota

Skandali “Qatargate”/ PE i heq imunitetin eurodeputetes italiane, Alessandra Moretti

17 Dhjetor, 2025 2:46 pm
Berisha paralajmëron përjashtimin e Salianjit nga PD pas takimit të Elbasanit
Kryesore

Berisha paralajmëron përjashtimin e Salianjit nga PD pas takimit të Elbasanit

17 Dhjetor, 2025 1:51 pm
Këshilli i BE: Mirëpresim ambicien e Shqipërisë për mbylljen e negociatave
Kryesore

Këshilli i BE: Mirëpresim ambicien e Shqipërisë për mbylljen e negociatave

17 Dhjetor, 2025 1:03 pm
Para
SHBA-ja sanksionon rrjetin rus të tregtarëve të armëve

SHBA-ja sanksionon rrjetin rus të tregtarëve të armëve

5 të rinj bllokohen në Fushë të Zezë, FNSH operacion shpëtimi

5 të rinj bllokohen në Fushë të Zezë, FNSH operacion shpëtimi

Kryeministri britanik: Nuk do të dërgojmë aeroplanë në Ukrainë

Kryeministri britanik: Nuk do të dërgojmë aeroplanë në Ukrainë

TE FUNDIT

SHBA: Gati paketë të re sanksionesh, nëse Rusia refuzon marrëveshjen e paqes

SHBA: Gati paketë të re sanksionesh, nëse Rusia refuzon marrëveshjen e paqes
17 Dhjetor, 2025

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përgatisin një paketë tjetër sanksionesh që synojnë sektorin energjetik rus me qëllim rritjen e...

Lexo më shumë

Berisha pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD: Salianji është vetëpërjashtuar

Berisha pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD: Salianji është vetëpërjashtuar
17 Dhjetor, 2025

Kryetari i PD, Sali Berisha ka folur para gazetarëve në selinë blu, pas mbylljes së mbledhjes së Këshillit Kombëtar, dhe...

Lexo më shumë

“Fokusi vetëm te protesta”, detaje nga mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD

“Fokusi vetëm te protesta”, detaje nga mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD
17 Dhjetor, 2025

Të tjera detaje janë zbardhur nga mbledhja me dyer të mbyllura e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Mësohet se Berisha...

Lexo më shumë

Këshilli Kombëtar, Berisha: Ky takim u vonua për shkak të mbrojtjes së votës

Këshilli Kombëtar, Berisha: Ky takim u vonua për shkak të mbrojtjes së votës
17 Dhjetor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së u vonua për shkak të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com