Një tjetër “tradhtar” nga PD. Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit, kandidati i PD-së në Qarkun e Tiranës, Erion Piciri.
Ky i fundit në zgjedhjet e shkuara ka qenë në listë i 26 në Tiranë, ndërkohë që më datë 15 ka paraqitur kërkesën në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të marrë mandatin e deputetit.
Erion Piciri ka qenë kandidat edhe në zgjedhjet e brendshme në PD. Ai rivalizoi Lulzim Bashën në garën e fundit elektorale, por nuk mori mbështetjen e mjaftueshme nga baza demokrate.
Në Kuvendin e Shqipërisë numri i deputetëve ka shkuar në 102./Opinion.al