Përpos Alketa Vejsiut, një tjetër shqiptare u ngjit në festivalin e Sanremos. Edhe pse ishte përfolur prej kohësh për pjesëmarrjen e saj në skenën e Ariston, ardhja e Dua Lipës ishte surpriza e mbrëmjes së katërt.
Këngëtarja me origjinë shqiptare performoi këngën “Don’t start now” e shoqëruar nga një trupë profesioniatësh baleti duke e elektrizuar për pak minuta skenën e Sanremos.
Ylli ndërkombëtar i muzikës pop, kishte zgjedhur një veshje ekstravagante prej lëkure të zezë dhe model të kapur flokësh.
“Faleminderit shumë! E vlerësoj shumë mbështetjen tuaj.”- u shpreh modestisht Dua teksa merrte në shenjë vlerësimi nga Amadeus./Opinion.al