Një 51-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur në periferi të Athinës në Koridhalos. 51-vjeçari identitetit të cilit nuk bëhet i ditur, punonte si roje në një kompani transporti.
Sipas familjarëve të tij, autorët e kishin lidhur atë dhe më pas e kishin goditur me sende të forta. Në orën 02:40 të mëngjesit të kësaj të hëne ai kishte komunikuar me vajzën e tij, duke i thënë se kishte rënë pre e një grabitjeje.
Vetë vajza e viktimës është nisur menjëherë për në vendngjarje ku e ka gjetur të atin të lidhur e të dhunuar. 51-vjeçari u transportua menjëherë për në spital por nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve të marra.
Ndërkohë policia, sipas mediave greke, ka nisur hetimet dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./ Opinion.al