Një tjetër pushues humbi jetën sot në bregdetin tonë. Policia tha se në 13:31, në Sektorin Apollonia në Durrës ka humbur jetën 62 vjeçari me inicialet Rr.R. nga Kosova i cili kishte ardhur për pushime në Durrës. Ekspertiza mjeko ligjore do të konfirmojë nesë viktima humbi jetës sipas mbytjes apo ndonjë ataku kardiak.
Gjatë ditëve të fundit janë mbytur disa pushues në bregdetin shqiptar. Një nga shqetësimet më të mëdha që është trajtuar dhe nga opinion.al është mungesa e vëzhguesve (rojeve) në bregdet. Edhe pse ka një VKM që detyron bashkitë të ofrojnë këtë shërbim gjatë sezonit të verës, asnjëra prej tyre nuk ka marrë masa.
Lexo më shumë:
Pse nuk kemi shpëtimtarë në bregdet? Flet Genti Lasku i Federatës së Vrojtuesve