Mes 13 të shëruarve nga koronavirusi në 24 orët e fundit, është edhe mjeku, Roland Xhaxho.
Lajmi i mirë, u bë me dije nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në faqen e saj në Facebook.
Deri tani janë shëruar 4o personel shëndetësor, ndërsa në total në vendin tonë janë shëruar 327 persona të prekur nga koronavirusi.
“ Më gëzon pa masë lajmi se dr. është shëruar nga #COVID19 dhe së shpejti do të lërë spitalin infektiv. Janë 40 personel shëndetësor të #shëruar nga COVID-19. Deri tani janë 327 pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me ?#COVID-19”, shkruan Manastirliu./Opinion.al