Sport

Një tjetër lajm i keq për Casillas


               Publikuar në : 23:07 - 21/05/19 |
xhu lia

Vetëm pak ditë më parë ish-portieri i Portos, Iker Casillas ka pësuar një atak kardiak por fatmirësisht ka arritur të shpëtojë. Megjithatë për shkak të këtij problemi shëndetësor portieri legjendar prej vitesh i Real Madridit iu desh të tërhiqej nga sporti.

Por duket se sfidat nuk kanë fund për të dhe familjen e tij. Bashkëshortja e ish-portierit, gazetarja Sara Carbonaro ka bërë të ditur se është diagnostifikuar me kancer. Në njoftimin e saj ajo ka shkruar:

“Akoma pa kaluar një goditje, jeta na surprizon sërish. Para pak ditësh gjatë një check-up doktorët kanë gjetur një tumor malinj në mitër, për të cilin jam operuar më parë. Fatmirësisht është gjetur në kohë dhe më kanë mbetur edhe disa muaj për të luftuar, ndërkohë që jam duke iu përgjigjur trajtimeve. Jam e qetë dhe me besim se çdo gjë do të shkojë mirë. E di që do të jetë e vështirë, por do të kem një fund të lumtur.”

Casillas dhe Carbonaro janë prindër të dy fëmijëve./Opinion.al/

Pas