Garës për rektor në Universitetin e Tiranës, që do të mbahen më 30 korrik, i është bashkuar një tjetër kandidate.
Së fundmi pranë KIZ si kandidate për rektore është regjistruar Prf.Dr Kozeta Sevrani nga fakulteti i Ekonomisë. Sipas kryetares së KIZ deri më tani janë regjistruar 70 aplikantë për anëtarë të senatit dhe 3 kandidatë në garë për rektor.
Deri më tani në garë për rektor janë Hoxha (nga Fakulteti i Drejtësisë), Hiafizi( nga Shkencat e Natyres, fakulteti i Mynyr Konit) dhe Sevrani (nga Fakulteti Ekonomik).
Gara për rektorin e UT mbyllet sot në orën 16:00, i cili është afati i fundit i dorëzimit të dokumenteve. /Opinion.al