Plane për në fundjavë? Sipas sinoptikanëve një tjetër fundjave në muajin Nëntor, do të jetë me shi.
Nga mesi i ditës së premte e deri në mbrëmje të ditës së dielë, reshjet e shiut do të na shoqërojnë gjatë gjithë kohës.
Pritet që reshjet të përfshijnë gjithë territorin shqiptar. Herë pas herë do të jenë në formën e reshjeve.
Më problematike pritet të shfaqen herë pas here, Shkodra, Lezha edhe kryeqyteti pritet të ketë problematika sa i përket vërshimeve të ujit, pritet që reshjet të jenë të konsiderushme.
Kapriçot e motit, do të sjellin thuajse gjatë gjithë muajit nëntor, diell dhe shi gjatë javëve.
Problematika do të shfaqen dhe sa i përket lundrimeve detare, kjo për shkak të erërave të forta.