Shqipëria ka nisur lehtësimin e masave të marra kundër përhapjes së kotonavirusit.
Ndërkohë, kryeministri Edi Rama njofton se në kuadër të masave lehtësuese do të lejohet aktiviteti i autoshkollave që zhvillojnë kurset e patentave apo dhe provimet, të cilat kanë mbetur përgjysmë, për shkak të situatës së shkaktuar nga COVID-19.
Kryeministri ka theksuar se hapja do të bëhet përmes dy fazave, duke u pasuar me disa rregulla që duhen respektuar./ Opinion.al